Albspirit

Media/News/Publishing

Amerikanëve u duhet vizë për të hyrë në Turqi

 

Ankaraja kërkon nga Europa liberalizimin e vizave, por Turqia është një vend që ka sistemin e vizave me një aleate të fortë të saj, SHBA-në. Një qytetari amerikan i duhet të pajiset më parë me një vizë për të shkelur territorin turk.
Një familje shqiptare ka udhëtuar drejt Turqisë për pushime këtë verë dhe ka hasur një problem të pazakontë. Djali familjes kishte pasaporte amerikane, pasi ishte lindur atje dhe në pikën e kontrollit në aeroport nuk u lejua që të kalonte pasi ju kërkua viza. Ai u shoqërua nga autoritetet aeroportuale për të aplikuar për vizë në sportelin përkatës dhe ju desh të paguante 25 euro për t’u pajisur me një vizë 90 ditore.

Please follow and like us: