Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti 1970 / Si u bë e detyrueshme mësimi i historisë së PKSH

 

 

 

Rangu i studimit të historisë së PPSH nga kuadrot zbret në antarët e bashkimeve profesionale. Në vitin 1969 në letrën e Komitetit Qëndror të PPSH dërguar KP të rretheve, për herë të parë bëhet i qartë orientimi i partisë dhe ideologjisë së saj. Për çdo nivel klasor hidhen tematikat orientuese për studimin e historisë së PPSH. Centralizimi i shtetit të diktaturës së proletariatit pati kulmin e saj në vitin 1969 duke nxjerrë forma edukimi për masat si në fshat dhe në qytet. PO në këtë vit dalin dhe thirrjet e para të partisë për diktaturën e proletariatit, barazinë e fshatit me qytetin etj. Ç’është lufta e klasave dhe deri kur do të vazhdojë ajo? Zhvillimi i luftës së klasave në vendin tonë si forcë lëvizëse e shoqërisë dhe rrugët e zgjidhjes së kontradiktave midis nesh dhe armiqëve dhe në radhët e popullit; Ç’janë diktatura e proletariatit, organet e pushtetit dhe organet e administratës? Ndërsa për antaret e frontit demokratik këndvështrimi shkonte më tej duke hedhur të tjera tematika orientuese për studimin e historisë së PPSH-së.

 

Letra e KQ, tematikat orientuese për studimin e historisë së PPSH

 

Letër e KQ të PPSh dërguar KP të rretheve mbi tematikën e studimit të Historisë së PPSh në organizatat e masave.

Cilat ishin orientimet që u dhanë për antarët e bashkimeve profesionale si dhe për antarët e frontit në vitin 1969.

Tematika e studimit të historisë së PPSH bëhet e detyrueshme duke u shpërndarë me stradegji orientuese në të gjithë rrethet e vendit.

***

Tematika orientuese për studimin e historisë PPSh me antarët e bashkimeve profesionale për vitin 1969

1-Rëndësia e studimit dhe njohjes së historisë PPSH nga klasa puntore.

2-Fillimi i lëvizjes puntore dhe rritja e lëvizjes demokratike dhe anti imperialiste.

3-Lindja dhe zgjerimi i lëvizjes komuniste dhe lufta kundër rrezikut fashist.

4-Roli historik i klasës puntore si forcë drejtuese e shoqërisë. Zhvillimi i pandërprerë i revolucionit tonë dhe parandalimi i rrezikut revizionist. Pse klasa puntore dhe ndonjë tjetër duhet të jetë udhëheqëse dhe homogjene.

5-Krijimi i Partisë Komuniste shqiptare domosdoshmëri historike në kushtet e luftës për çlirimin kombëtar.

6-Roli i klasës puntore me në krye partinë e saj për organizimin e kryengritjes së armatosur për çlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit popullor.

7-Ç’është lufta e klasave dhe deri kur do të vazhdojë ajo? Zhvillimi i luftës së klasave në vendintonë si forcë lëvizëse e shoqërisë dhe rrugët e zgjidhjes së kontradiktave midis ne dhe armiqëve dhe në radhët e popullit.

8-Ç’janë diktatura e proletariatit, organet e pushtetit dhe  organet e administratës? Domosdoshmëria dhe funksionet e diktaturës së proletariatit në socializëm dhe rrugët për forcimin e saj?

9-Burokratizmi, intelektualizmi dhe teknokratizmi çfaqje të mbeturinave të ideologjisë së huaj në njerëzit tanë.

10-Udhëheqja dhe kontrolli nga ana e klasës puntore dhe e partisë së saj në çdo gjë dhe mbi këd, mbi kuadrot, forumet, administratat, komisionet duhet të jetë i plotë dhe vendimtar.

11-Forcimii unitetit të klasës puntore rreth partisë e vigjilencës revolucionare, gadishmërinë luftarake, garanci për fitore të reja.

12-Centralizmi demokratik, drejtimi unik i ndërrmarrjeve dhe marrëdhëniet midis kuadrove dhe masave.

13-Të forcojmë pa reshtur marrëdhëniet midis qytetit dhe fshatit aleancës së klasës puntore me fshatarsinë kooperativiste.

14-Puna dhe qëndrimi socialist ndaj saj, rëndësia e punës kolektive.

 

Tematika orientuese për studimin e Historisë së Partisë Punës Shqipërisë me antarët e frontit për vitin 1969

 

1-Ç’na mëson studimi i historisë së partisë së punës

2-Përhapja dhe zgjerimi i levizjes komuniste në Shqiperi.

3-Krijimi i frontit N.C.L, lindja e pushtetit popullor dhe zgjerimi i luftës së armatosur.

5-Lufta e PPSH për forcimin e unitetit në parti dhe për shkatërrimin e planeve armiqësore atë revizioniste jugosllave.

6-Të vëmë kudo dhe kurdoherë interesin e përgjithshëm mbi atë personal.

7-Detyrat e organizatës së frontit demokratik në etapën e tanishme të ndërtimit socialist.

8-Të perfeksionojmë pa reshtur marrëdhëniet midis qytetit dhe fshatit dhe të forcojmë aleancën midis klasës puntore dhe fshatarsisë kooperativiste.

9-Të çrrënjosim zakonet, traditat dhe doket e vjetëra borgjeze e fetare dhe ti zëvendësojmë me zakone e norma të reja socialiste.

10-Të rritim dhe të zhvillojmë më tej traditat patriotike dhe revolucionare të popullit tonë.

11-Problemi i emancipimit të gruas të bëhet problem i gjithë shoqërisë.

12-Të forcojmë pa reshtur diktaturën e proletariatit, të luftojmë çdo shfaqje të burokratizimit, të rrisim pjesëmarrjen aktive të masave në administrimin e vendit.

Please follow and like us: