Edhe nga Shqipëria mund ti shkruani Barack Obamës…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka vënë në dispozicion një adresë, ku të gjithë shqiptarët mund të adresojnë pyetjet që kanë për presidentin amerikan, Barak Obama. Bëhet fjalë për një link në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, ku të gjithë mund të adresojnë pyetje të drejtpërdrejta për presidentin Obama. “Nëse do të kishit mundësi, çfarë pyetje do t’i bënit Presidentit Barack Obama? Tashmë, faqja e Shtëpisë së Bardhë në Facebook ju mundëson që t’i shkruani drejtpërdrejtë Presidentit: https://goo.gl/FNnSO4”, thuhet në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Please follow and like us: