Elbasan, var veten 17 vjeçarja
Një adoleshente u gjet sot e varur në shtëpinë e saj. Ngjarja ndodhi në Lagjen “Dyli Haxhire”, në Elbasan. Vajza u gjet në papafingon e banesës së saj nga familjarët e vetëvarur me litar. Inicialet e saj janë A.B, 17 vjeçe.
Gjatë kqyrjes së trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.
Policia, ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer veprimet proçeduriale dhe hetimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan
Please follow and like us: