Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan spastron tre Gjykata në Stamboll

Erdogan spastron tre Gjykata në Stamboll

Policia turke ndërmori sot kontrolle në tre Gjykata në Stamboll pasi është vënë në kërkim të rreth 170 personave të dyshuar për lidhje me grushtin e dështuar të shtetit muajin e kaluar kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sipas agjencisë së lajmeve Dogan po kryhen kontrolle në Pallatin e Drejtësisë Caglayan si dhe në dy Gjykata të tjera në Stamboll në lagjet Gaziosmanpasa dhe Bakirkoy.

Në total janë lëshuar rreth 173 mandat-arreste kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të tre Gjykatave.

Këta persona janë të dyshuar për lidhje me imamin në mërgim në SHBA, Fethullah Gülen, i akuzuar nga Ankaraja si truri i grushtit të dështuar të shteti, që ky i fundit e mohon një akuzë të tillë.

Please follow and like us: