Albspirit

Media/News/Publishing

Fakte tronditëse, Kennedy u vra nga CIA, pasi zbuloi dëshmi për UFO-t

Presidenti John F. Kennedy u vra nga CIA, pasi i kërkoi agjencisë që të publikojë disa informacione top sekrete për UFO-të, thuhet sipas një eksperti të UFO-ve. Kennedy u qëllua për vdekje përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë ‘kabriolet’ nëpër qendrën e Dallasit në Teksas më 22 nëntor 1963. Vdekja e tij ende mbetet mister dhe për vrasjen e tij ka shumë teori konspirative, transmeton GazetaExpress. Por, teoria më e fundit, sipas ekspertit Scott C Waring, është se presidenti ia dërgoi kreut të CIA-së një letër, 10 ditë para se të vritej. Kopjet e letrës u publikuan nga Waring në webfaqen e tij “UFO Sightings Daily”. Ai tha se presidenti e vizitoi gjithashtu edhe bazën e Nasa-së në Cape Canaveral në Florida, katër ditë pasi e dërgoi letrën. Në letër, JFK i kërkon CIA-së që të detajojë çdo gjë që di për UFO-të.

Please follow and like us: