Fantazma e gjykatësit më famëkeq, si varte njerëzit
Iain Alderton ka nxjerrë disa fotografi, të cilat duket që janë të fantazmës së uellsianit famëkeq, gjykatësit George Jeffreys, i cili më tepër është i njohur si “Gjykatësi që varte njerëz”. A mund të ketë qenë kjo fantazma e gjykatësit më të rrezikshëm të Uellsit? Një ekspert i çështjeve paranormale mendon kështu, sidomos pasi që është pikërisht ai personi që ka nxjerrë fotografitë e gjykatësit që kishte varur më shumë se njëmijë njerëz në vitet e 1600-a. Gjykatësi, i cili e kishte marrë detyrën nga vetë James-i i dytë, i kishte dënuar me vdekje një numër të madh të njerëzve që ishin dyshuar që kanë qenë tradhtarë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë djegur, u janë hequr kokat ose janë varur. Tani eksperti i dukurive paranormale, Iain Alderton, mendon që e ka kapur momenti kur ky vrasës i frikshëm ia kishte hapur sytë kamerës.
Deklarata e investiguesit
“Fillimisht unë nuk kam parë asgjë. Vetëm kur kam shkuar në shtëpi dhe kam filluar t’i shikoj fotografitë pata arritur ta vërej fantazmën e tij, i cili me sy të hapur shikonte drejt meje. Në fakt, ai fillimisht është i kthyer me shpinë nga unë, ndërsa më vonë ai kthehet për të më shikuar drejt. Figura e tij mund të vërehet nga paruka e tij, paruke e cila është vënë në kokë nga gjykatësit e asaj kohe. Ne patëm shkuar për ta investiguar hapësirën, pasi që pronarja na pati thirrur për të shikuar se nga ku po vinin disa zëra të çuditshëm, që kishin filluar ta shqetësonin atë dhe të tjerët që ishin futur në lokalin e saj”, ka thënë Alderton. “Ajo ka qenë aq shumë e shqetësuar nga zërat misteriozë, saqë shumë shpesh është futur tërësisht nën batanije, në përpjekje për ta shmangur ndonjë ndikim të mundshëm të zërave. Ajo shumë shpesh është thirrur në emër, kur ka menduar që është e vetme në kafene”. Hulumtuesi i dukurive paranormale vihet në kërkim të shpirtrave nëpër ndërtesat, të cilat dyshohet të jenë të pushtuara dhe këto shërbime i bën pa pagesë.
Takimi i parë me gjykatësin Jeffreys
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Alderton ka qenë fare pranë fantazmës së gjykatësit të frikshëm, pasi që edhe në një moment tjetër, teksa ai ka qenë duke investiguar kafenenë “White Hart Inn” ai i ka vërejtur gjykatësit famëkeq. “Ka qenë një eksperiencë shumë e çuditshme. Në atë kohë unë dhe ekipi im patëm vërejtur disa drita shumë të shndritshme, të cilat sa shkonte e bëheshin më të qarta, ndërsa, në një moment, kur unë dhe kolegët e mi pothuajse nuk shihnim asgjë nga drita e madhe, u pat shfaqur varësi i famshëm”. Tani, Alderton, i cili është detyruar të punojë i vetëm, pasi që grupi i tij i hulumtuesve ka hequr dorë nga kauza, pasi që janë frikësuar nga shfaqja e gjykatësit, shpreson që një ditë të shkojë për të investiguar një shtëpi të shekullit të shtatëmbëdhjetë në Urekshem, ku besohet që Gjykatësi Jeffreys kishte dënuar me varje një numër të madh kriminelësh.