Albspirit

Media/News/Publishing

Filmi i regjisorit Fisnik Maxhuni shpërblehet në “Locarno Film Festival”

 

Filmi me titull “Lost Exile” i regjisorit të ri Fisnik Maxhuni ka marrë çmimin “Cinema & Gioventù” që festivali zviceran e ndan për filmin më të mirë të ri të metrazhit të shkurtër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Filmi ka marrë këtë çmim “për përzgjedhjen e parë në festivale dhe premierën e vetë ndërkombëtare” ka shkruar ekipi i “Lost Exile” në rrjete sociale.

Festivali “Locarno Film Festival” sivjet ka mbajtur edicionin e vet të 69-të, mes datave 3 e 13 gusht.

Filmi ka personazhe kryesore aktorët e njohur Arben Bajraktaraj, May-Linda Kosumoviq, Sunaj Raça, Fatmir Spahiu etj. dhe gërsheton zhanret dramë e triler.

Filmi shtjellon trafikimin ilegal të emigrantëve nga Kosova për tek vendet perëndimore, përmes Serbisë – dukuri kjo që ka prekur një numër të konsiderueshëm familjesh kosovare që ishin nisur të kërkonin një jetë më të mirë…

Please follow and like us: