Albspirit

Media/News/Publishing

Gazeta indiane vetëm për femra thyen tabutë gjinore

Në ditën e parë të punës së saj të re, Meera u kthye në shtëpi pasi ra terri dhe të moshuarit në lagjen e saj nisën ta qortonin. “Çfarë lloj pune është kjo që do të thotë se duhet të qëndrosh jashtë shtëpisë kaq vonë?”, e qortuan ata. “Nuk mund ta bësh këtë punë – thuaju se nesër nuk do të shkosh më në punë. Çfarë do të thonë fshatarët e tjerë në rast se dëgjojnë se kthehesh e vetme në shtëpi, në këtë kohë?”, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e “The Telegraph”. Meera ishte studente e vitit të dytë të fakultetit. Puna që kishte zënë si gazetare në një gazetë lokale, kishte për qëllim që t’i siguronte asaj financimin për studime. Në ditën e saj të parë, ajo dhe një tjetër gazetare, Kavita, bënë disa intervista në një fshat rreth 70 kilometra larg dhe kështu terri ra para se ato të mund të ktheheshin në shtëpi. “Nuk mund të flisja atëbotë, ashtu siç mund të flas tani me ju”, thotë Meera. “Isha e qetë, e mësuar të bëja atë që të tjerët më thoshin të bëja. Kavita ishte ajo që foli me familjen time dhe i bindi ata që të më lejonin të punoja” …
Please follow and like us: