Albspirit

Media/News/Publishing

Hakerat shqiptarë sulmojnë Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera 

Faqja online e Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera janë hakeruar për disa orë këtë të hënë. Në vend të faqes kryesore të Gazzetta dello Sport me rezultatet e Lojërave Olimpike Rio 2016, u shfaq një faqe e zezë në të cilën shkruhej një mesazh me shkronja të kuqe në gjuhën angleze. Mesazhi niste me frazën: Nëse do të ishte një botë perfekte, në këtë shoqëri të drejtuar nga amerikanët, nuk jemi të lirë. Flitej për stilin e imponuar të jetesës dhe pamundësinë për të vendosur për të ardhmen e tyre. Sulmi sipas mediave italiane është kryer nga grupi shqiptar i hakerave, Amar SHG, për të cilin thuhet se sulmoi në mars të këtij viti Canal Plus dhe Meteo Francë në muajin maj. Në kodin burimor të faqes ishte shfaqur adresa e një video në You Tube e lidhur me një kopertinë  ku shkruhej, “Jetë e mrekullueshme”(Wonderful life).

Please follow and like us: