Albspirit

Media/News/Publishing

I vjen radha Soros/Hakerat publikojnë 2 576 dokumente të Fondacionit. Strategji dhe direktiva për ndikim në politikë dhe zgjedhje

I akuzuar si arkitekt i cdo revolucioni dhe përmbysjeje regjimi në 25 vitet e fundit në Europë, por edhe si njeriu që qëndron pas “Letrave Panameze”, George Soros është më së fundi objektiv i një sulmi. Mediat ndërkombëtare raportojnë për hakerimin e sistemit informatik të organizatës së tij, si pasojë e të cilit janë hedhur online 2 576 dokumente. Grante për fondacione të ndryshme, objektiva politikë, strategji veprimi, etj., pak a shumë këto shfaqen në dokumentet e publikuar nga DCLeaks, që drejtohet nga “aktivistë amerikanë që duan të zbulojnë të vërtetën për vendimmarrjen në ShBA”. Në listën e gjatë të dokumenteve është evidentuar një pjesë e cila hedh dritë m i angazhimin e oragnizatave dhe OJQ-ve të financuara nga Soros në zgjedhjet në vendet anëtare të BE-së. Angazhimi kryesor që u caktohet atyre është mbrojtja e të drejtave të LGBT, romëve, pakicave, kundërshtimi i tendencave ekstremiste etj., diçka që e kemi parë shumë qartë edhe në Shqipëri.

Por kjo shkon më tej se kaq: në disa prej materialeve rezulton angazhimi për të “mobilizuar vota përmes rrjeteve sociale” aplikuar kjo në disa vende anëtare si Francë, Greqi, Hungari etj.. Është e qartë se organizatat që marrin para nga Soros kanë prirjen dhe detyrën të përfshihen në politikë, diçka që tabi sqarohet edhe zyrtarisht. Të kujtojmë të gjithë se ekspertët e reformës në drejtësi që bënë atë çorbë që pamë, rezultuan si filone të fondacionit Soros në vendin tonë dhe kjo vështirë se mund të quhet transparencë. Apo besueshmëri, të dyja vlera për të cilat në dokumentet e publikuara pretendohet se luftojnë edhe OJQ-të e miliarderit hungarezo-amerikan.

Në një plan të përgjithshëm është ende e paqartë se çfarë rezulton nga ky sulm, nëse ai lidhet me fushatën presidenciale në ShBA apo jo, por fakt është se para disa ditësh u trajtua me vëmendje të madhe publikimi i disa e-maileve të WikiLeaks ku përmendej roli i Soros në krizën e 21 janarit në Shqipëri. Ky është rasti tipik i ndikimit të miliarderit amerikan, i cili shfrytëzon dhe ka akses të drejtpërdrejtë në Ëashington për përmbushjen e synime e të veta.

Faqja që publikon materialet këtu: http://soros.dcleaks.com

Please follow and like us: