Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-ambasadori amerikan në Ankara: Gjurmët të çojnë te Guleni!

Ish-kreu i misionit diplomatik amerikan në kryeqytetin turk, James Jeffrey, theksoi se shumica e gjurmëve të tentativës së 15 korrikut për grusht shteti në Turqi të çojnë tek Fethullah Guleni…

 

Ish-ambasadori amerikan në Ankara: Gjurmët të çojnë te Guleni!

James Jeffrey, një nga diplomatët më me përvojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se nuk janë plotësisht në dijeni të motivacionit të autorëve të tentativës së 15 korrikut për grusht shteti, por është e qartë se objektivi i tyre ishte të rrëzonin sistemin demokratik për ta zëvendësuar atë me pushtetin e një organizate sekrete.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Ankara tha se pjesa dërrmuese e gjurmëve të çojnë te Fethullah Guleni, megjithatë Uashingtoni kërkon dëshmi bindëse.

“Ka shumë gjasa që pas 15 korrikut të qëndrojnë gulenistët, mirëpo Turqia duhet ta provojë këtë përmes gjyqësorit. Kemi nevojë për më shumë informacione për të kuptuar se kush i mban frerët”, u shpreh ish-kreu i misionit diplomatik amerikan në kryeqytetin turk.

Please follow and like us: