Albspirit

Media/News/Publishing

Kavajë, 65 vjeçari var me litar të dashurën, Jonida Çamaku, 29 vjeç

Një 29-vjecare është gjetur e vrarë në banesën e saj, në Golem te Kavajes. Dyshohet se vrasja u krye nga nje 65-vjecar nga Lushnja, i cili më pas ka vrarë veten. Mësohet se në banesën e saj ne Golem, ne katin e 4 është gjetur e mbytur shtetasja Jonida Camaku, 29 vjec. Sipas policisë, e reja është vrarë nga shtetasi Sokrat Shani, 65 vjeç, ndërkohë që ky i fundit, në kushtet e një depresioni të thellë ka vrarë veten në Krutje të Lushnjës me një pistoletë tip TT. Policia përforcon dyshimet se Shani është autori, pasi pranë trupit të pajetë të vajzës ka gjetur një letër lamtumire. I moshuari e ka kryer krimin monstruoz me një litar. Vajza ishte studente dhe priste të nistë vitin akademik.

Please follow and like us: