Albspirit

Media/News/Publishing

Misioni gjerman i diplomatit shëtitës

Historia/ Institucionet gjermane për historinë shqiptare 1941-1944

 

 

Çfarë thonë institucionet gjermane për historinë shqiptare 1941-1944? Raporti i diplomatit shëtitës nga misioni special në juglindje të vendit tonë, Herman Nojenbaher: “Nëse guxoj për të gjykuar Mehdi bej Frashërin, është njëri ndër themeluesit e kategorisë së re të drejtësisë ndërkombëtare. Ai më propozoi që Gjermania të pranonte neutralitetin e Shqipërisë. Sipas fjalës së tij, do të kishte të bëjë lidhur më një “neutralitet garant”. Kështu, Shqipëria i konsideron forcat e armatosura gjermane, që vetëm nevoja ushtarake i ka sjellë në vend, si mysafirë, pa dëme për pavarësinë e saj në mes të palëve ndërluftuese…”.

Nga Herman Nojenbaher

Kur në fund të gushtit të vitit 1943 në banesën kryesore të Fyhrerit, kam punuar detyrën që si “autorizues i sekretariatit për punë të jashtme për juglindjen” për Shqipërinë, ende nuk kishte mjaftë biseda. Andaj, së pari, në atë kohë, ende mbretëronte Viktor Emanueli, kurse një mëkëmbës sundonte duke e përfaqësuar. Gjermania gjithandej mbante një konsullatë gjenerale me zoti Schliepin në krye. Por kur gjenerali Eisenhowr, më 8.IX. shpalli paqe me Italinë, Shqipëria për shkak të pozitës së vet, në kanalin e ngushtë të Otrantos, në bregun e kundërt të të cilit gjendeshin forcat armike, aq pat hyrë në plan të parë, sa që përfaqësinë time beogradase kam mundur vetëm në tetor për të marrë prej paraardhësit të atjeshëm të ngarkuarit me punë Benzler-it. Për këtë shkak e përpunoj Shqipërinë, në kundërshtim më renditjen formale, se si e kam kryer detyrën time, para Serbisë dhe Malit të Zi.

Në detyrën time të shkurtër lakonike shqiptare kishte diçka të jashtëzakonshme. Ribentropi më thirri në Beograd në telefon dhe më publikoi që Fyhreri dëshiron “Shqipërinë e cila do të ishte e pavarur sipas iniciativës së saj” dhe lidhur me këtë të nesërmen të vejë në K-në 11, divizionin gjerman në Elbasan. Një aeroplan special do të më sjell me një referent i cili e njeh mirë vendin dhe gjuhën, dhe si referent do të më përcjell në Shqipëri. Me divizionin (në Elbasan) duhet për të marshuar për në Tiranë dhe të kryejë detyrën e parashtruar.

Tri javë më parë i kam tubuar disa të dhëna sipërfaqësorë lidhur më situatën në Shqipëri dhe deri atëherë kisha rastin për t’i njohur vetëm dy politikanë shqiptarë, të cilët menjëherë pas kapitullimit (rrëzimit) së Italisë kishin kërkuar lidhje me mua në Beograd, Xhafer Deva, i cili dikur në regjionin serb të Kosovës kishte luajtur rol politik dhe Vehbi Frashëri, djalin e (kryetarit) të mëvonshëm të këshillit regjencës Mehdi bej Frashëri, por ky i fundit ende jetonte në një hotel në Romë me vajzën e tij, Medihen, si intelektual.

Ishte në mbrëmje vonë, kur konstatova se në Elbasan nuk kishte aeroport. Më dukej (tepër) vonë për të vënë ekspeditën automobilistike dhe mu për këtë, e vërteta, duke mos lajmëruar qendrën kryesore që meë11 shtator në agim të fluturojë për Tiranë, e cila ende gjendej në duart e trupave (forcave) italiane. Kështu një çetë e gjuajtësve parashutistë fluturoi si pararojë për t’u lëshuar në Durrës – sepse armiku kishte pozita shumë afër Adriatikut. Drejtpërsëdrejti para aeroplanit tim “Heinkel 111” fluturuan tre aeroplanë ju 52 me 60 ushtarë të Divizionit Brandenburg (nga sektori ABWER I) si përfaqësues të përkohshëm të fuqisë ushtarake gjermane në aeroportin e Tiranës. Kam urdhëruar që Xhafer Devës në Mitrovicë t’i vihet një “Rosë” në dispozicion. Koha e tij ka ardhur.

Pas fluturimit të këndshëm mbi malet madhështore shkëmbore, na shkëlqen për një herë kontakti me Tiranën, pozitën dhe peizazhet e bukura, me minaret e veta, në luginën e gjelbër bri Kodrës Dajti.

Nuk e njihja gjendjen në aeroportin italian, prandaj kam urdhëruar që aeroplani të sillet para ndërtesës kryesore prej të cilit vend dilnin si prej çerdhes ngushtuar ushtarët dhe oficerët italianë.

Për publikun tim të befasuar isha në uniformë të panjohur diplomatike, prandaj ishte bërë një dukuri, që vështirë shpjegohet. Vetëm ari në kapele, pullat e arta, dhe pantallonat e stërhekurosura, zbulonin që kishte të bëje më një errësirë të madhe prej një gjinie të paparë ushtarake. Në pyetjen time, më treguan një bankë në anën e majtë të zgjatur të aeroportit atje gjendej personeli gjerman i aeroportit.

Jemi kthyer atje. Të rinjtë që gjallëronin atje në disponim të madh të veshur me pantallona të shkurtra, ishin shumë të gëzuar me vizitën tonë. Konsulli gjeneral Schliep erdhi për të na pritur me automobilin e tij.

Një fotografi e shkëlqyer. Nëpër rrugë dhe sheshe shtyheshin me mijëra ushtarë italianë të armatosur, të grumbulluar në grupe, por dukshëm të frikësuar. Ata rrinin në rojën e humbur në vendin armiqësisht të disponuar. Që aleatët të dikurshëm t’i bëje rezistencë është çështje pa rrugëdalje. Prandaj në çdo çast gjermanët duhej të marshonin, për të luftuar, për t’i dorëzuar armët. Italianët ishin të zënë rob, ndërsa atdheun e kishin afër por megjithatë i pambërritshëm. Kam pasur sinqerisht ndjesë, ndaj këtyre trupave, të lëshuar fatit të tyre, në vulgun e zhvillimit të ngjarjeve.

Automobilave tonë me njëfarë rregulli u lenin vendin.

Kapelës sime të mbuluar me ar, i jepej edhe përshëndetja ushtarake. Ngadalë nëpër një lëmsh njerëzish kemi shkuar deri te Konsullati gjeneral.

Më zoti Schliepin dhe zoli fon Scheigerin, ekspert për Shqipërinë – njohësin e gjuhës dhe tokës, të cilin Qendra kryesore ma referoi për të studiuar tërë situatën. Scheieger, ish-oficer austro-hungarez i gjeneral shtabit, ka kaluar pas Luftës së Parë Botërore më se 20 vjet në Shqipëri dhe ishte bërë njohës i vërtetë një lidhje me hollësitë e njohjes së fiseve, vëllazërive, dhe familjeve shqiptare. Situata nuk ishte tepër e nderë. Shqipëria Jugore pjesërisht ishte në duart e partizanëve komunistë, kundër të cilëve italianët nuk kishin pasur sukses. Nga këto shkaqe, qysh përpara ndërrimit një divizion gjerman ishte vendosur në Elbasan. Këta partizanë ishin kundërshtarët e pashmangshëm kundër nesh. Ndërsa luftëtarët nacionalistë, të cilët kundër okupimit italian kishin shkuar në mal (Balli kombëtar – Fronti nacional), nuk mund të ishin të rrezikshëm ndaj nesh që sipas ligjit si armik numër 1. si në Greqi dhe Jugosllavi dhe kështu armiqtë numër 1 ishin komunistët.

Shqiptarët e dinin fare mirë që neve kemi marshuar vetëm nga shkaqet e forta ushtarake, në mënyrë që të mbroheshim nga sulmet anësore, kah kërcënoheshin aleatët në anën tjetër të Kanalit të Otrantos.

Please follow and like us: