Albspirit

Media/News/Publishing

Moska zhvillon manovra detare në Mesdhe

 

Flota ruse filloi sot manovra ushtarake në Mesdhe me anije të pajisura me predha me rreze të gjerë veprimi dhe të destinuara në luftën kundër terrorizmit, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Një grup anijesh filloi ushtrime taktike në lindje të detit Mesdhe. Këto manovra kanë për qëllim testimin e kapacitetit të forcave detare për të zgjidhur krizat me natyrë terroriste”, theksohet në komunikatën e Ministrisë.

“Dy korveta të klasit Buyan, një nga modelet më të fundit të anijeve në flotën ruse, marrin pjesë në këto manovra në krahë të anijeve që ndodhen në rajon”, sipas Ministrisë.

Please follow and like us: