Nga Margaret Theçëri, tek Bill Klintoni: Kandidatët politikë, që askush nuk mendonte se do të fitonin
Nga Morris M. “Listverse”
“Të pazgjedhshëm” – kjo fjalë është menduar si një shenjë e kobshme për cilindo kandidat politik. Kjo tregon se ata janë jashtë kontaktit me njeriun e zakonshëm, tepër të skajshëm, ose thjesht shumë të pazakontë për të fituar poste të larta. Ju shpesh dëgjoni diskutime të ngjashme në lidhje me njerëz si Donald Tramp dhe Berni Sanders.
Me pak fjalë, kjo do të thotë se ata janë politikisht të rënuar. Por a është vërtetë kështu? Përkundër asaj që anketuesit dhe ekspertët do t’iu bënin të besonit, “i pazgjedhshëm” është një koncept shumë i mjegullt. Rrëmoni nëpër librat e historisë, dhe do të gjeni shumë presidentë dhe kryeministra të cilët fituan zgjedhjet edhe atëherë kur të gjithë mendonin se ata ishin të përcaktuar për të humbur.
- Margaret Theçër. Cilësohej si bartëse e një ekstremizmi toksik
Sipas shumë parametrave, Margaret Theçër ishte një nga kryeministrat më të suksesshëm në histori e Britanisë së Madhe (gjithashtu edhe një nga figurat më përçarëse). Ajo fitoi tre zgjedhje radhazi, duke qëndruar…