Prokuroria zbardh dinamikën e krimit të dyfishtë, Sokrat Shani shkroi tre letra para vetëvrasjes
Prokuroria e Lushnjes ka zbardhur dinamikën e krimit të dyfishtë.
Sipas saj, në datë 15. 08. 2016, rreth orës 07.00, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lushnje se, në fshatin Krutje, është gjendur i vrarë me armë zjarri shtetasi Sokrat Shani.
Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor, ku rezultoi se në një nga dhomat e banesës 3-katëshe në pronësi të shtetasit Sokrat Shani, është gjendur i vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Sokrat Shani.
Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe këqyrja e kufomës, ku rezultoi se kufoma është qëlluar me armë zjarri pistoletë në gojë, ku është gjendur një gëzhojë, ndërsa plumbi ka bërë rikoshetë dhe është copëtuar.
Letrat e Sokratit
Nga këqyrja e banesës, ku ndodhej kufoma, janë administruar e sekuestruar në cilësinë e provës, 3 letra të shkruara nga viktima Sokrat Shani, ku shkruan së është vrarë vetë. Gjithashtu, në një letër tjetër, të shkruar më datë 14. 08. 2016, ka shpjeguar se shtetësja J. Ç., ka ndërruar jetë dhe ndodhet te shtëpia në Golem, duke shënuar edhe adresën, si edhe ka lënë çelësat e shtëpisë mbi letër.
Ndërsa te letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e J. Ç., duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer ai në gjendje të tronditjes psikike.
Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka pasur lidhje me shtetasen J. Ç.
Gjetja e Jonidës
Grupi hetimor, i vënë në dijeni rreth faktit të përshkruar në këtë letër për faktin e ndërrimit të jetës së shtetases J. Ç., (në bashkëpunim me policinë në Kavajë) ka shkuar në banesën e përshkruar, në Golem-Kavajë. Është konstatuar se në banesë mbi krevat dopjo, gjendet me shenja dhune në grykë, një shtetase, ku nga verifikimi i sistemit TIMS, rezulton se është shtetasja J. Ç. Në banesë nuk janë gjendur dokumente identifikimi të viktimë.
Familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar krismë arme rreth orës 06.00 – 06.30 dhe, kur kanë shkruar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë,