Protesta e Himarës: “Toka është e himarjotëve dhe kështu do të mbetet”. Merr pjesë edhe Mediu me Dulen
Protesta e paralajmëruar në Himarë është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe pa incidente. Nga materiali video që është publikuar nga televizoni lokal “sarandweb”, përcillen disa elementë që mund të nënvizohen:
Së pari fjala kryesore është ajo e organizatorit Nikollaq Neranxi, i cili e ka mbyllur atë me thirrjen: “Kjo tokë është himarjotëve dhe e tyre do të mbetet”. Më tej ka folur Fredi Beleri, ish-kandidat në zgjedhjet e fundit lokale në Himarë, i cili ka cilësuar se “prej vitesh qytearinë tonë e kanë marrë për dobësi”. Në material flasin edhe dy përfaqësues të tjerë, njëri prej të cilëve greqisht dhe tjetri një përfaqësue si himarjotëven me qëndrim në SHBA. Si në fjalime ashtu edhe në pankarta lexohej shqetësimi për zaptimin e pronës, që mbetet problemi kryesor në këtë rajon, pas të cilit gjenerohen edhe çështje të tjera.
Në protestë ka marrë pjesë edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, si dhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, të cilët po ashtu kanë mbajtur një fjalë të vetën.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=XPMPoFBHOWM]