Punësimet në gjermani, mundësi rekrutimi për 1000 mjekë dhe infermierë shqiptarë
Rreth 250 të rinj që kanë përfunduar studimet e larta në mjekësi dhe infermieri kanë aplikuar në kompanitë e ndërmjetësimit me qëllim punësimi në Gjermani. Vitet e fundit është evidentuar një rritje e numrit të personave që duan të ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit, kryesisht në gjermani ku mundësitë janë më të mëdha.
“Për një periudhë 6 mujore, kompania ka rreth 250 persona që kanë aplikuar pranë saj dhe aktualisht gjenden të punësuar në Gjermani 25 prej tyre, të cilët kanë përfunduar me sukses edhe provimin e gjuhës”, shprehet Imelda Bregasi, nga Qendra e Formimit Profesional.
Nëse mbaron mjekësinë dhe infermierinë në Shqipëri, ekziston mundësia që po të zotërosh Gjuhën Gjermane të punësohesh atje. Kërkesa për profesionistë të tillë në Gjermani janë rreth 1 mijë vit.
“Në Gjermani ka 250 mijë kërkesa në spitale dhe klinika mjekësore. Shqipëria ofron mundësi të mira profesionale. Kemi mundësi të rekrutojmë nga Shqipëria 700-1000 persona”, sqaron Albrescht Kerschbaumer, administrator i një kompanie rekrutimi.
Kushti i parë është mësimi i gjuhës gjermane, më pas të interesuarit kryejnë intervista pune. Nëse përzgjidhen nga punëdhënësi, kontratat e punësimit janë njëvjeçare, dhe e drejta për ripërsëritje është në varësi të profesionalizimit.

Please follow and like us: