Albspirit

Media/News/Publishing

Serbia rehabiliton Milosheviçin

Qeveria e Serbisë rehabiliton Slobodan Milosheviçin

Dy ministra të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar publikisht se ish-lideri serb i viteve ‘90, Slobodan Milosheviç, “nuk ka qenë kriminel, por hero” dhe se ai ka luftuar për “interesat serbe”.

Duke komentuar vendimin e paradokohshëm të Tribunalit të Hagës, sipas të cilit Slobodan Milosheviçi lirohet nga akuzat për pjesëmarrje në krim lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se në fund, do të vërtetohet se Milosheviçi “nuk ka qenë kriminel lufte, por luftëtar për interesa të serbëve”.

Daçiç, që tani është kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), të cilën Milosheviçi e ka udhëhequr derisa ka qenë gjallë, në vitet ‘90, në kohën e luftërave në Bosnjë dhe Kosovë, ka qenë zëdhënës i kësaj partie.

“Gjithmonë e vërteta del në sipërfaqe. Kështu është edhe tani, Milosheviçi nuk ka qenë kriminel lufte, por i ka mbrojtur interesat serbe dhe këtë do ta dëshmojë historia”, ka thënë Daçiç në një deklaratë për tabloidin serb “Alo”.

Please follow and like us: