Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA pritet të qetësojë Kosovën

Tensionet në Kosovë si gjithmonë presin zgjidhje nga SHBA. Edhe këtë herë duket se gjendja e nderë nga përcaktimi i kufirit me Malin e Zi pritet të marrë zgjidhje me ardhjen e numrit dy të Amerikës. Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, pritet të mbërrijë në Kosovë të martën për një vizitë dy ditore. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa e kanë cilësuar moment historik vizitën e njeriut të dytë në administratën e Barack Obamas, deklaron Koha Ditore. Ardhja e Biden në Kosovë vjen pikërisht kur vendi është futur në krizë të thellë politike për shkak të përplasjeve qeverisë-opozitë, për shkak të demarkacionit me Malin e Zi.
Megjithatë, sipas analistëve, demarkacioni nuk do të jetë pika qendrore e vizitës së njeriut të dytë më të fuqishëm në SHBA, pavarësisht përpjekjes eventuale të pushtetit që vizitën e amerikanit ta shfrytëzojë për t’i dhënë shtytjen finale miratimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me shtetin malazez.

Please follow and like us: