Shkatërrimi i “Qemal Stafa”/Besnik Aliaj: Ka tunele të nëndheshme
Arkitekti Besnik Alia ka reaguar në lidhje me shkatërrimin e stadiumit “Qemal Stafa”, duke nxjerrë në dritë fakte të reja mbi tunelet e nëndheshme në këtë zonë.
“Nga dokumentacioni i Fondit Luce-Unesco mësohet se stadiumi olimpik “Qemal Stafa” në pjesën veriore të fushës pas portës ka patur edhe një tunel të nëndheshëm që lidhte stadiumin me objekte jashtë tij …”, shkruan Besnik Alia.
Komenti arkitektit Besnik Aliaj
Nga dokumentacioni i Fondit Luce-Unesco mësohet se stadiumi olimpik “Qemal Stafa” në pjesën veriore të fushës pas portës ka patur edhe një tunel të nëndheshëm që lidhte stadiumin me objekte jashtë tij …
Nuk dihet shumë për këtë fakt për të cilin më kanë pyetur më parë edhe disa miq të tjerë, por tashmë kjo konfirmohet nga arkiva prestigjioze italiane, duke thelluar me tej skandalin që lidhet me këtë objekt historik …
Kjo sepse në kompleksin e ministrive në qendër po kthehen në muze disa llagëme te komunizmit, ndërkohë që këtu kemi pasur raste të tuneleve gjysëm shekulli më të vjetër, por aplikohet standard tjetër?!