Ushqimet që shërbejnë si viagra natyrale për meshkujt dhe femrat
Lëngu i shegës
Lëngu i shegës ka kohë që është njohur si fryt i përsosur, si për nxitjen e dëshirës seksuale, njashtu edhe për trajtimin e problemit të ereksionit. Kjo për shkak se shega ka shumë veti antioksidante, që eliminojnë rrezatimet e lira dhe toksinat nga trupi.
Shalqiri
Efektet e mira të shalqirit janë kryesisht të bazuara në likopen, që është pigment i kuq, e që gjithashtu gjendet te domatet. Likopeni përmirëson dhe e rrit qarkullimin e gjakut përmes organeve gjenitale. Veç kësaj, shalqiri është i mirë për hidratim dhe hidratimi është i domosdoshëm për një performancë të mirë seksuale.
Çokollata e zezë
Konsumimi modest i çokollatës së zezë është i përsosur për të mbajtur sistemin kardiovaskular të shëndetshëm, dhe funksionimi i mirë i sistemit kardiovaskular është i nevojshëm për një performancë të mirë nën çarçafë. Sidoqoftë, mos hani sasi të mëdha të çokollatës pasi që ka shumë kalori, dhe mbipesha nuk është shoku më i mirë në jetën seksuale.