Vetingu, mblidhet të mërkurën Komisioni i Reformës në Drejtësi
Ditën e mërkurë pritet që të mbildhet Komisoni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi për t’u njohur me vërejtjet e misionit të EURALIUS për opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Janë 10 çështje që Partia Demokratike kudërshton në ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të argumentuara në detaj në një material prej 55 faqesh.
Oponenca e Partisë Demokratike nis që me tekstin e projektligjit, i cili sipas ekspertëve të selisë blu nuk detajon proçedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të rivlerësimit, si dhe proçesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proçes në diskrecionin e organeve të përfshira në proçedurë.
Gjithashtu ekspertët demokratë i rikthehen sërish rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit, të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.
Ndërkohë, dita e nesërme është afati i fundit që ka në dispozicion Presidenti i Republikës për të hedhur shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Me mbarimin e afatit kushtetues që i është lënë në dispozicion Presidentit, shortin për KED e hedh Kryetari i Kuvendit.