Albspirit

Media/News/Publishing

Austriakët: Shqipëria, gati të ndërhyjë ushtarakisht në FYROM

 

Problemi i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) po paraqitet gjerësisht nëpër mediat ndërkombëtare, aq sa kanë nisur krahasimet me gjendjen mes Ukrainës dhe Rusisë, me këtë të fundit që ndërhyri ushtarakisht pasi qindra-mijëra protestues në Kiev rrëzuan qeverinë pro-ruse para pak vitesh. “Një skenar ukrainas nuk është i pamundur edhe në FYROM, ku mund të ndërhynin edhe shtetet tjera në konfilkt. Mbi të gjitha Shqipëria, sepse mbi 45 përqind e popullatës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë e përbëjnë shqiptarët, që prej kohësh ndjehen si qytetarë të lënë pas dore dhe të nëpërkëmbur”, shkruan mes tjerash krone.at, një gazetë austriake që njihet për artikujt kontraversë të saj!

Please follow and like us: