Albspirit

Media/News/Publishing

Denion Meidani: Rënia e ekonomisë shqiptare

 

 

Treguesit fiskale per muajin korrik serisht tregojne mosrealizim te mbledhjes se te ardhurave. Kete here tregojne as me shume as me pak se 2.2 miliarde leke te munguara ne arken e shtetit, thjeshte 2.2 miliarde me pak se plani i parashikuar e i reduktuar rilindas edhe se duhet te themi qe ne fakt pritej e kunderta nga ministri i Standart & Poors… ?

Dua te ju “qetesoj” duke ju siguruar se masat jane marre qe zgjedha ne qafat e taksapaguesve te rendohet edhe me, pershembull nje super lufte pa pike meshire kete muaj mbi ato biznese qe operojne ne fushen e turizmit plus po kete muaj pa rritur planin e doganave ju rrit barra fiskale fasoneve ne fillim ne sektorin e kepuceve po jam optimist se do i mbuloje pa dallim te gjithe sektoret shume shpejt. HEC-eve private pavarsisht kontratave, planeve te biznesit, kredive marramendese e investimeve qe kane bere po i rrenojne duke i detyruar te nenshkruajne kontrata te reja qe t’jua marrin bahdiava energjine prodhuar e mundesisht ti falimentojne se bashku me bankat qe i kane financuar ne baze te biznes planeve te ngritura mbi perllogaritjet e shifrave dhe kushteve te vendosura ne kontratat tashme te zgjidhura njeanshmerisht nga qeveria.

Por me e rendesishmja prisni sa te jua japi tatimet, doganat e shume me shume aleateve me te rinj te burses se kesaj vere kulisash e pastaj do te shihni cudira ju “qe nuk keni pare gje akoma”…

Por ne fakt ju “diletantet e injorantet” qe nuk merrni vesh e “kot mes koti” merreni me karavanin e partise, ekonomine e qeverise, stadiumin e rilindjes, kullat e sheshet e bashkise, afresket historike, meron dhe reformat do e shihni boomin ekonomik ne shtator kur te korret hashashi!

Please follow and like us: