Albspirit

Media/News/Publishing

E vërteta për kalin e Trojës

Historia e vërtetë e kalit të famshëm Trojës, që ka hyrë në histori si mashtrimi më i madh: A ishte me të vërtetë një kalë prej druri?

Kali i Trojës ishte me të vërtetë një kalë prej druri plot me luftëtarë, i lënë gjatë natës në plazhin e trojanëve si një dhuratë nga grekët. Rrethimi 10-vjeçar i Trojës konsiderohet sot nga historianët vetëm një tregim epik i një periudhe të gjatë bastisjesh e grabitjesh që ndodhën rreth shekullit të 13 nga ana e mikeanëve, banorët e Mikenës në Greqi, me objektivin e marrjes së kontrollit të Trojës, që atëherë ishte qytet i Hitejve. Ajo ka qenë gjithmonë një pikë qendrore për tregti, sepse ajo ndante gadishullin Galipoli nga Azia e Vogël. Në realitet, me siguri nuk bëhej fjalë për një kalë prej druri, por për një makineri me rrota që i lejonte sulmuesit të afroheshin në muret e qytetit.

cavallo_troia_legno.600

Nga ana e përparme, kjo makineri është e pajisur me një frëngji të vogël, që ndoshta i ngjante qafës së gjatë të kalit. Aty ishte e vendosur një shtizë e rëndë, që gjuhej nga brenda. Ajo kishte dhe një pajisje që shërbente për të minuar gurë dhe tullat që mbanin muret e Trojës. Kjo makinë që u përdor edhe nga asirianët, ishte e njohur edhe në shekullin e 17, në Egjipt e Siri, pra tek popullatat dhe rajonet që ishin në kontakt me qytetërimin miken. Me siguri nuk dihet se ku gjendej Troja mitike. Sipas letrës me udhëzimet e dhëna nga Homeri tek Iliada, Troja qëndronte pranë dy burimeve që ndodheshin në lumin Scamander. Kjo sot është teoria më e pranuar. Gjatë gërmimeve të arkeologut gjerman Heinrich Schliemann, në vitin 1870, Troja  është shkatërruar nga flakët rreth vitit 1200, epoka në të cilën Homeri vendos rënien e Trojës, kur u pushtuan nga grekët për shkak të mashtrimit të kalit.

Please follow and like us: