Enver Hoxha: Mos i çoni kartolinë Nolit
Enver Hoxha nuk ka lejuar as dërgimin e një telegram urimi për Fan. S. Nolin me rastin e 80 vjetorit të lindjes. Kjo mësohet nga një document i bërë publik nga Kastriot Dervishi, sipas të cilit më 8 Janar 1961 i është kërkuar leje Enver Hoxhës për një telegram urimi për Nolin. Arsyeja që Hoxha nuk ka pranuar ka qenë se Noli nuk shprehej në favor të regjimit komunist.
“Ja dhe mohimi i fundit i Enver Hoxhës për Fan Nolin. Më 8.1.1961 i kërkohet leja E.H. që me rastin e 80 vjetorit të lindjes, t’i bëhej një telegram urimi Fan Nolit. E.H. nuk pranon, sepse sipas tij, Noli nuk shprehej në favor të regjimit komunist”, shkruan Dervishi në komentin .
Please follow and like us: