Femra, vlerë e patundur në shoqëri!
Adea Hasi
Neve si shoqëri gjithmonë e më tepër po përpiqemi të promovojmë barazinë gjinore dhe po përpiqemi t’I vëmë në një peshore ku do peshojnë dy gjinitë njejtë si femrat ashtu edhe meshkujt, por sa po arrihet qëllimi dhe sa fort po përpiqemi ne si shoqëri për të arritur ketë qëllim?
Them se sot prapë ekzistojnë ato pabarazitë në trajtimin mes femrave dhe meshkujve, prapë ekziston dicka që pengon që dy gjinitë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe prape ekziston ai hendek edhe pse ndoshta jo gjigand si më herët por fatkeqësisht ekziston!
Kjo fillon që në momentin që lindim! Me dorë në zemër, shumica e prindërve kanë dashur që sidomos fëmijet e tyre të parë të jenë meshkuj. Kanë dashur meshkuj sepse në mendjen e tyre ka mbizotëruar mentaliteti që duhet të përtrihet shtëpia me djalë, djali nderon familjen e gjëra te tilla të pakuptimta që të vjen keq edhe t’i shkruash. Por, fatkeqësisht dicka e tillë ka sunduar për një kohë të gjatë. Sot mund të them në bazë të asaj cfarë kam parë e dëgjuar se keto rastë jane pakësuar deri diku. Sot cifteve të reja, u mjafton t’u shtohet familja me një anëtar të ri, rrallë shqetësohen se cfarë gjinie është, mjafton të jetë I shëndoshë dhe me fat. Të bëhet zemra mal kur dëgjon këso gjërash, kur e din që për një vajzë padrejtësitë nuk fillojnë që nga momenti i lindjes, boll do ketë gjatë jetës.
Pastaj, vajzat duke u rritur gjithmonë e më shumë do jenë objektë të padrejtësive të ndryshme, vështirësive dhe privimeve të shumta shpesh me justifikimin e vetëm gjininë që mbart.
“S’mund të bësh kështu se je vajzë, s’mund të shkosh aty se je vajzë “ kanë qenë me siguri fjali që i kemi dëgjuar shpesh ne si vajza. Me qindra herë jemi ndaluar të bëjmë dicka sepse prindërve ose familjarëve nuk u është dukur dicka femërore. Kjo është absurde, sot më shumë se kurrë, fatmirësisht, po hiqen ndasitë dhe barrierat. Sot nuk ka më veq profesion femëror ose sport veq mashkullor ose dhe shumë gjëra të tilla. Sot nëse të pelqen dicka duhet të jesh e lirë ta bësh, nëse ke një endërr atëherë duhet të jesh e lirë ta ndjekësh, femrat i kanë treguar botës se janë në gjendje të triumfojnë në cdo fushë dhe në cdo aspect. Secila prej nesh mund të jetë shembull për një fushë të caktuar, nuk duhet t’i lëmë mendimet, ndjenjat, endrrat, aftësite dhe dëshirat në sirtar. T’i nxjerrim jo veq për vete por edhe për botën, kurrë nuk i dihet se kë mund të frymëzojmë dhe kujt mund t’ia ndryshojmë jetën, ose ndoshta do jemi shembull për të bërë botën një vend më të mirë. Gjithcka arihet me punë, gjithë jemi njerëz dhe gjinia s’mund të jetë kurrë determinues i së ardhmes sonë.
Pastaj, tjetër dicka që e kam dëgjuar shpesh është që neve femrave kur duam të bëjmë dicka sfiduese, kur duam të thyejmë barrierat dhe kur me të vërtetë përpiqemi të gjejmë vetën na përmenden gjëra që s’kanë ndodhur ende por që kinse po varen prej nesh si për shembull nëse u hyn atyre ujërave atëherë s’do kësh familje tënden kurrë, s’do martohesh ose karriera do mbarojë dhe do mbetesh e vetmuar pastaj e gjëra të tila. Uauu! Tmerrohem si munden njerëzit të formulojnë gjëra të tilla. Neve kemi ardhur në ketë jetë vetëm dhe duhet të gjejmë esencën pse ekzistojmë! Pa marrë pasasysh se kemi familjen dhe kemi cdo gjë , fatmirësisht, që na bekojnë jetën tonë, prapë vetëm jemi. Duhet të plotësojmë veten fillimisht, të dimë cfarë duan. Cfarë kërkojmë në këtë jetë dhe për cfarë marrim frymë. Them gjithmonë se ka kohë për cdo gjë. Të gjejmë vetvetën njëherë, të përcaktojmë cfarë duam të arrijmë dhe ku duam ta shohim vetën e pastaj kur të konsiderojmë se kemi arritur 90% të synimeve tona atëhere të gjejmë dikë me të cilin ndihemi mirë dhe dikë që na shtyn të hapemi ndaj sfidave të reja, dikë që na motivon mjaftueshëm dhe dikë që na qmon ashtu sic jemi në të vërtetë. E pra të nderuar, lejoni vajzat të bëjnë vetë zgjidhjet e tyre, secila ka një plan në kokë që pret t’I realizohet, mos u bëni pengesa .
Besomëni nëse vajzat do të kishin një liri kaq të madhe sic kanë meshkujt dhe nëse do kishin të njejtën mbështetje si ajo që u jepet atyre , gjithcka do ishte ndryshe, ndryshe për mirë them.
Femrat janë natyrë ndryshe, femrat kanë madhështinë përbrenda, kanë intuita, instikte dhe cdo situatë dinë të kthejnë në favor të tyre, pastaj të qenurit nënë I bën shumë natyrë të dhembshme dhe ua shton mëshirën dhe I përmbush në cdo aspekt. Në cdo epokë, në cdo periudhë femrat kanë spikatur. Pastaj shprehja se pas cdo burri të suksesshëm qëndron një grua që punon fort duhet të ndryshojë. Kjo grua që punon fort atëherë duhet të punojë për vete, duhet që veten ta ngritë aty ku e meriton e jo një burrë. Duhet të punojë fort për karrieren e vet e jo të dikujt tjeter, pa marrë parasysh të bashkëshortit, vëllaut ose kujtdo. Epo, karriera nuk zgjohet një mëngjes dhe të thotë dua të ndahem, burri është ai që mund të bëjë dicka të tillë. Prandaj të nderuara, krijoni jetën në bazamente të forta.
Dua të them se ne si shoqëri duhet të fitojmë këtë mëntalitet që e shpjegova. Duhet të shohim fuqi te femra dhe ta përkrahim dhe mbështesim njejte si mashkullin. Të ndalojnë diskriminimet dhe padrejtesitë për femrën. Shembujt e shumtë të vajzave shqiptare që po na zbardhin ftyrën nëpër botë veqse e përfocojnë mendimin tim.
Mirëpo , gjithmonë them se jo gjithkush mbërrin cfarë do. Femra, nëse ne duam sukses dhe nëse duam të prekim lavdinë atëherë të mos ndalemi, të ecim përpara dhe të mos u kushtojmë rendësi dekurajimeve që vijnë nga njerëz që kanë dështuar ose që duan t’i fshehin mangësitë e tyre duke vënë në pah tonat. Të arrijmë qëllimet tona dhe së pari të krenohemi me veten, kur kjo ndodh edhe të tjerët besomëni s’kanë nga t’ia mbajnë.
E pra, të qenurit femër është në vetvete një sfidë e vështire. Këtë veshtirësi se kupton cdo lloj injoranti që mund të flasë cka mos për një femër por as një ditë të vetme s’do mund ta përballontë në lëkurën e saj. Ne femrat jemi natyrë luftëtare dhe besoj se kështu do jemi deri në fund. Gjithmonë do ketë sfida me të cilat duhet të përballemi!