Albspirit

Media/News/Publishing

Grida Duma sfidon Ramën: Mos u fshih pas Facebook…

“Rama u tregon njerëzve letra të Ministrisë së Punëve të Jashtme se po kërkohet informacion për vrasjen e përbindshme të shqiptarit Pëllumb Marnikolli në stacionin e policisë greke. Ramën as petku dhe as karrigia kryeministrore nuk e bëri një gram kryeministër, nuk i dha një gram forcë apo mision” – nis një reagim i gjatë i Grida Dumës nga selia e PD-së për statusin e kryeministrit Rama për ngjarjen në komisariatin e Athinës.

“Jo zotëri, ti nuk  mund ti fshihesh detyrimit që ke për ta ngritur këtë cështje në nivelin më të lartë politik. Ti si kryeministër nuk mund të reagosh i fundit, pas opozitës dhe pasi ministria jote nxjerr deklarata se po kërkon informim. Reagimi i një kryeministri nuk mund të vijë si reagimi i shqiptarit të fundit dhe as mund të jetë i njëjtë me atë të një zëdhënësi lajmesh” – ironizon Grida Duma.

“Ti je kryeministër dhe fshihesh pas facebook-ut ndërsa duhet të bëje gjithçka, nga dërgimi i një grupi të posaçëm specialistësh për të ndihmuar hetimin, tek kërkesa për takim urgjent të nivelit me të lartë të mundshëm politik; për ti dhënë rastit vëmendjen dhe peshën  më të madhe të mundshme. Jo vetem kaq por për ti treguar shqiptarëve që ka një shtet që i mbron. Ndërsa ti në diten e katërt i përgjigjesh publikut se Ambasada shqipare po informohet si po vijojnë hetimet … ironi dhe tallje!” –thotë sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD.

Please follow and like us: