HALIL MATOSHI: ANTIKOSOVAR QË URREN NGRITJEN E TJETRIT!
Halil Matoshi ka reaguar ashpër pas shkrimit të Andi Bushatit mbi braktisjen e Kombëtares së Shqipërisë nga ana e Milot Rashicës, për të luajtur me Kosovë. Matoshi e cilëson Bushatin si një antikosovar, që është kundër atij që Matoshi e cilëson si kombin e ri.
“Antikosovari Bushati dhe inferiorët kosovarë!
Kolegut turbonacionalist e kontravers Andi Bushati nuk po e pengon Milot Rashica pse po luen për Kosovën, por po i pengon pse ky po i ndihmueka forcimit të nji identiteti të ri: Kosovarizmës! Tipat si ai duen nji Kosovë të ngathët e të brishtë, pa identitet e emën: Provincialiste dhe inferiore!?
Andi së pari thotë se Rashica mban emnin e qytetit ma t’shemtuem n’Shqipnin komuniste e masanej thotë se Rashica e ka tradhtue këtë emën që e ka mbajt që njizet vjet!
Bushati asht nji etnonacionalist i kicëruem, i formuem si majtist, nji paternalist në epokën e lirive personale e kolektive, që urren ngritjen e tjetrit n’kambë, lirinë dhe mëvetsine e tjetrit…
Bushati e urren kombin e ri, sepse e ashiqare e do atë të nenshtruem Piemontit që ai e imagjinon të jetë Tirana! Bushat iku treni…! Perënduen kohnat e Enver Hoxhës”, shkruan Matoshi.