Albspirit

Media/News/Publishing

HEROJTË E HESHTUR TË SIGURIMIT NË PLURALIZËM

 

Nga Gavrosh Levonja

Me duken jashtezakonisht te peshtire te gjithe ata qe bejne zhurme duke kerkuar hapjen e dosjeve, nje veprim me te cilin duhej te ishin “lare duart” qe ne vitin 1991. Cfare pretendohet te nxirret ne drite tani kur po behen 30 vjet nga renia e komunizmit. Tashme pjesa me e madhe e objekteve te dosjeve (natyrisht, ne ato qe u kane shpetuar “zjarreve”) ne mos kane vdekur, mund te jene pensioniste ose ne pozicione qe nuk paraqesin kurrfare interesi. Per me teper, kur edhe “herojte e heshtur” te infiltruar ne gjirin e opozites e kane mbaruar me nder detyren e ngarkuar nga partia.

Tashme, mendoj se ka ardhur koha te hapen dosjet per ato cfare kane ndodhur pas vitit 1990. E them kete pasi eshte bere e modes qe individe te ndryshem anonime i bien gjoksit si protagonist te kesaj apo asaj ngjarjeje te rendesishme. Per shembull nga ato c’ka kam lexuar me del se lakun ne fytin e statujes se E. Hoxhes t’i a kene hedhur nja kater persona te ndryshem, dikush tjeter tani pas 26-27 vitesh pretendon se na paska vene eksploziv prane nje simboli te komunizmit. Dikush tjeter, emer i njohur pretendon se ka qene pjesemarres tek “Refleksionet” qe u organizuan nga Ardian Klosi e Edi Rama. Personalisht kam qene protagonist tek “Refleksionet” bashke me Kasem Trebeshinen dhe nuk mund te ve doren ne zjarr nese personi qe pretendon se ka folur aty, ka qene apo jo ne salle ne rolin e degjuesit apo spektatorit. E keqja qendron ne ate se gazetaret i botojne perrallat e tyre pa u munduar te bejne dhe verifikimin me minimal, pavaresisht se te intervistuarit dalin shpesh banalisht jashte realitetit.

Keshtu, p.sh njeri qe tregonte si kishte hyre ne nje ministri nga dritarja e bodrumit te saj thoshte se “kjo zgare hekuri nuk ka qene ketu…”, nderkohe qe kamera tregonte zgaren prej hekuri te vendosur ne kohen e fashizmit te cilat ndodhen ne te gjitha dritaret e bodrumeve te ministrive.

Mendoj se do te ishte tejet i dobishem edhe ndricimi i asaj qe njihet si “levizja e dhjetorit”. Konkretisht nuk eshte permendur asnjehere emri i ati qe propozoi i pari qe asaj e cila filloi si greve t’i jepej karakter politik, kush e caktoi Azem Hajdarin ne rolin e protagonistit aq sa te quhej udheheqes i asaj levizjeje. Tashme, kur kane kaluar mbi 25 vjet nga ngjarjet e atyre diteve nuk kane munguar dhe akuzat e ndersjellta midis disa prej protagonisteve per lidhje me sigurimin famekeq. Eshte me interes te dihet si u be e mundur qe ne kete levizje te infiltrohen dhe individe ne sherbim te strukturave te PPSH dhe sigurimit, jo vetem kaq po edhe te ngjiten deri ne strukturat drejtuese ta partise qe u krijua, nderkohe qe pjesa dermuese e te pareve u shpendane si zogjte e korbit neper bote.

Please follow and like us: