Albspirit

Media/News/Publishing

Kina lëshon të parin satelit kuantik (quantum) në botë

Kina ka lëshuar në hapësirë të parin satelit kuantik(quantum satellite), apo që përdor komunikime përmes kompjuterëve kauntikë.
Sateliti u lëshua të martën nga baza e lëshimit në Jiuquan në shkretëtirën e Gobit dhe shpresohet që të realizojë komunikime të cilat nuk thyhen apo hakerohen me metoda klasike.
Është pra një hap më tej në sigurinë e komunikimeve, thyerja e të cilave krijon kosto gjithfarëshe në një sektor që sa vjen e zë më shumë vend në ekonomi dhe në ushtri.
Komunikimet kuantike bazohen mbi grimcat nënatomike për të garantuar sigurinë e transmetimit mes dy pikave. Kjo vjen si rezultat i cilësive të tyre; një haker që përpiqet të thyejë mesazhin në përmbajtje të komunikimit, ndryshon formën e tij në një mënyrë të tillë që do të njoftojë dërguesin dhe për rrjedhojë mesazhi mund të tjetërsohet apo fshihet. Deri më tani ka qenë e mundur dërgimi i mesazheve kuantike nga toka, ndërkohë që një rrjet satelitor do të mundësonte dërgimin e mesazheve të kriptuara në çast, kudo në botë duke hapur edhe rrugën për përdorime të tjera të kësaj teknologjie. Sipas një prej drejtuesve të projektit sfida kryesore është orientimi i satelitit në këndin e saktë me një rajon në Tokë, në mënyrë që të dërgojë dhe të marrë mesazhe pa u afektuar këto nga atmosfera e planetit tonë. Gjetja e këndit do të provojë nëse testi do të jetë i sukseshëm apo jo, por në çdo rast, kjo përpjekje e Kinës e vendos atë në listën e vendeve që janë liderë në fushën e IT-së.

http://phys.org/news/2016-08-china-quantum-satellite-major-space.html#jCp

Please follow and like us: