Albspirit

Media/News/Publishing

Kolaps konspiracionistësh me martesat e çuditshme

Martesa është e shenjtë dhe pikërisht për këtë arsye, shumë persona kanë menduar se është më mirë më mirë të martohen me kafshë apo objekte. Një burrë u martua me një dhi, një tjetër me një qen femër, dikush me lopën. Por ka edhe martesa me objekte. Një grua u martua me kullën Eiffel, një tjetër grua me Murin e Berlinit, por ka edhe nga ata që janë martuar me …jastëkun. Lexoni 12 martesat më të çuditshme në të gjithë historinë njerëzore.

 

Gruaja që u martuar me kalin e saj

Në vitin 2014, Gjykata Supreme e Danimarkës u detyrua të njihte të drejtën e një 28-vjeçareje me kalin e saj, duke krijuar në këtë mënyrë një precedent për martesat mes njerëzve dhe kafshëve në Danimarkë. “Dallimi mes specieve tona nuk na bën të ndryshëm në të drejta”, para gjykatës nusja e kalit Milanja Broskvit që është edhe aktiviste për mbrojtjen e kafshëve.

Dhia

Të kalojmë te kjo dhi simpatike, që për fat të keq ngordhi pas vetëm tre muajsh martesë. Ajo ishte nusja e Charles Tombe nga Sudani, një burrë që pasi u zbulua se bënte seks me këtë kafshë u detyrua të martohej. Dhia quhej Rosa dhe ajo ishte më e famshmja në Sudan.

Njeriu i cili po kërkon të martohet me kompjuterin e tij

Një veteran ushtrie ka sfiduar vendimin e gjykatës që nuk i jep atij të drejtën për t’u martuar me laptopin e tij. Chris Sevier paraqiti një ankesë në Gjykatën e Apelit në SHBA, duke argumentuar se nëse çiftet e së njëjtit seks lejohej të martoheshin, atëherë ai mund të martohet me laptopin.  Ai thotë se kompjuterat janë objekti i tij i preferuar seksual. Me fjalë të tjera atij i pëlqen më shumë seksi me objektet se sa me femrat. Ai u përpoq të martohej me kompjuterin, të cilin ai thotë se e ka ngarkuar me pornografi, por zyrtarët e Utah kundërshtuan kërkesën e tij në bazë të orientimit seksual.

Qeni

Xhozef (Joseph) Guiso u dashurua aq shumë me qenin e tij, saqë vendosi të martohej me të. Bëhet fjalë për një qen labrador femër, 5 vjeçe, me emrin Miele. Ai u martua me të në një park të Tooëoomba, qytet australian i Queensland. Në dasmë morën pjesë rreth 30 persona, miq dhe të afërt të të dyve! Qeni u vesh me një vello të bardhë, ndërsa Joseph ishte me një kostum elegant gri.

Kulla Eiffel

A është e mundur që të martohesh me diçka si…Kulla Eiffel?! Nëse po, ku i dihet se sa prej jush do të preferonin të martoheshin me një ndërtesë kaq të famshme, se sa me një qenie njerëzore, duke aluduar faktin se nuk ka rrezik për situata vuajtjeje! Në lidhje me këtë, diçka di Erika “Eiffel”, ky është emri i saj i ri: 36-vjeçarja nga San Francisko është martuar me kullën e mrekullueshme pariziane më 8 prill të vitit 2007!

Lopa

Zhvendosemi në Bali, në një ishull të Indonezisë, në një kulturë të re padyshim! Një i ri, pasi u zbulua se bënte seks me një lopë në një kasolle të lagjes së tij, u detyrua që të martohej me lopën njësoj si të ishte një grua çfarëdo! Ngurah Alit, madje ka provuar të justifikohej duke thënë se lopa, më parë ishte një vajzë e bukur, dhe pas raportit seksual ishte kthyer në një “grua”!

Kamioni

Të martohesh me një kamion është më shumë se e ligjshme, ashtu siç deklaron Maria Griffin, një grua nga San Bernardino, Kaliforni (SHBA): më saktësisht, kjo grua është martuar me një Ford! E ka blerë dhe më pas është martuar me të. Ai që i ka bashkuar në martesë ka qenë një miku i saj i ngushtë. Pas dasmës, gruaja dhe kamioni i saj kanë shkuar në muaj mjalti në një kamping. Ajo ka deklaruar se jeta e tyre seksuale është shumë aktive!

Muri i Berlinit

Martesa me një gjë materiale shumë të njohur, ashtu si me Kullën Eiffel, është një gjë e mundur dhe kësaj lloj martese të habitshme i është bashkuar edhe një grua gjermane e cila është martuar me Murin e Berlinit! Eija-Riitta Berliner-Mauer në vitin 1979, është martuar me murin e ndërtuar nga rusët në vitin 1961: pasi muri i saj u rrëzua poshtë, gruaja u transferua në Liden, në Zvicër, për t’i bërë ballë dhimbjes.

Macja

Gjermani – A ka gjë më të mirë se sa të martohesh me macen tënde? Le të flasim tani fitoren që ka për protagonist Uwe Mitzscherlich: ai është martuar me macen e tij dhe me të ndan krevatin prej 15 vjetësh.

Delfini

Të zhvendosemi në Angli, ku Sharon Tendler është martuar me një delfin me emrin Sendy, 35 vjeç! 41-vjeçarja ndihet e lumtur me të dhe thotë se e do shumë. Dasmën e kanë bërë në Redbridge të Londrës. Ata kanë 15 vjet të martuar!

Jastëku

A e keni menduar ndonjëherë që të martoheni me…jastëkun tuaj?! Në fakt është dikush që e ka bërë me të vërtetë këtë: quhet Lee Jin-gyu nga Koreja e Jugut, është 28 vjeç dhe me jastëkun e tij është pasionuar që kur ishte fare i vogël. Ky djalosh korean pasi u martua me jastëkun, e merr atë gjithnjë me vete, kudo që shkon, duke porositur për dy edhe kur ha në një restorant. Ai i ka stampuar jastëkut një imazh të filmave vizatimorë që i pëlqen më shumë!

E fejuara e vdekur

Tajlandë – Në vendin e parë është një histori vërtet absurde: protagonisti quhet Chadil Deffy, një 29-vjeçar i cili ishte fejuar me Sarinya “Anne” Kamsook. Kjo e fundit duhet të mbaronte studimet përpara se ata të martoheshin. Por, për fat të keq, një aksident fatal i mori jetën Sarinya-s. Megjithatë Chadil, në ditën e varrimit të së dashurës së tij, deshi të martohej gjithsesi, me një ceremoni të dyfishtë dasmë-funeral.

Please follow and like us: