Albspirit

Media/News/Publishing

Lalla pushon hetimet ndaj Gjiknurit, KLSH çon dosjen në Gjykatën e Lartë

Lalla pushon hetimet ndaj Gjiknurit, KLSH çon dosjen në Gjykatën e Lartë

Prokuroria ka pushuar hetimet mbi ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri duke e shpëtuar kështu nga barra e skandalit të CEZ. Hetimet janë pushuar me konstatimin se Gjiknuri nuk ka bërë shkelje në marrëveshjen me mirëkuptim, të arritur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke, CEZ Shpërndarje.

Sipas Gazetës Sot kryeprokurori Llalla javë më parë nisi hetimet ndaj ministrit të Energjisë dhe Industrisë, pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që kishte konstatuar se marrëveshja me CEZ ka dëmtuar buxhetin e shtetit në shifrat prej 479 milionë euro.

Dosja “CEZ” mësohet se është pushuar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me argumentin se nuk kishte vepër penale. Ky është një tjetër rast që tregon se Kryeprokurori Llalla ka dështuar me luftën kundër abuzimeve.

KLSH ka dërguar në Prokurori dhjetra dosje zyrtarësh dhe asnjë prej tyre nuk është vënë para drejtësisë. Ashtu si me dosjet e tjera, edhe hetimet për skandalin e CEZ janë mbyllur, duke shpëtuar kështu ministrin Gjiknuri. Kjo pasi KLSH ka vendosur të vijojë kërkesat për hetimin e 479 milionë eurove. Kontrolli i Lartë i Shtetit, menjëherë pas mbylljes së dosjes nga ana e Prokurorisë, ka vënë në lëvizje Gjykatën e Lartë. KLSH i ka bërë edhe një kërkesë vetë Prokurorisë së Përgjithshme që të rihapë edhe një herë çështjen dhe ta rimarrë një hetim më të thelluar.

Please follow and like us: