Albspirit

Media/News/Publishing

Matilda Avduli: Funerali i “turpit” të një vajze?!

 

 

Turp për çfarë?! A vodhi, a mashtroi, a vrau kjo vajzë?! Jo, dashuroi një burrë…Dashuria nuk njeh moshë lexoj dhe dëgjoj shpesh pothuajse përditë nga të gjithë…Por të kundërtën lexoj në komente të ndryshme në rastin konkret. “Mirë e gjeti, vdiq si qen. Turp, kishte lidhje me një me të madh, kishte lidhje me të martuar”.

O mjeranë shpirt varfër…o popull parazit që gjykon jetën e tjetrit…Popull me familje të rrënuara ku bën moral ai që s’ka moral, bëhet fjalë për jetë njeriu që ikën dhe nuk kthehet më…Si e ndërton jetën e tij secili e di vetë…Të bëjmë detyrën si qytetarë shpirtndjeshëm dhe mendjebukur…të merremi me veten, t’i lëmë të tjetër të jetojnë sipas mënyrës së tyre…

U prehtë në paqe, e mira vajzë!

Please follow and like us: