Albspirit

Media/News/Publishing

Maturantët, afat deri më 19 gusht për të plotësuar Formularin e Korrigjimit

studenteTë gjithë kandidatët që janë bërë pjesë e Maturës Shtetërore tashmë kanë të publikuar në Librin e Transparencës 6 elementet e vlerësimit. Në këto elemente vlerësimi përfshihen 5 notat e provimeve të maturës, si dhe nota mesatare e viteve të gjimnazit. Nëse kandidatët vërejnë ndonjë mangësi në këto të dhëna, ata kanë mundësinë që nëpërmjet Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive të bëjnë korrigjimin e këtyre elementeve.

Afati i fundit që ata kanë për të bërë plotësimin e këtij formuari është deri ditën e premte, 19 gusht 2016. AKP-ja njofton se për çdo ndryshim që do të bëhet do të kërkohet dokument zyrtar nga drejtoria e shkollës. Në këtë libër janë pasqyruar rreth 27.672 maturantë të cilët janë bërë edhe pjesë e garës në universitet, pasi të listuara këta kandidatë kanë edhe 10 preferencat që kanë përzgjedhur. Sipas AKP-së, nuk përfshihen në Librin e Transparencës, maturantët që nuk kanë kaluar qoftë edhe në njërin prej pesë provimeve, pra janë vlerësuar me notën 4 (katër).

Libri i Transparencës është një libër pune, ku secili maturant/kandidat mund të kontestojë me anë të Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive, ndonjë parregullsi që vëren në të dhënat e tij në Librin e Transparencës. Sipas udhëzimit të AKP-së, për çdo ndryshim, do të kërkohet dokumentim zyrtar nga Drejtoritë e Shkollave dhe Drejtoritë Arsimore të rretheve.

Sa i përket mënyrës së plotësimit të këtij formulari, AKP-ja sqaron më poshtë hapat se si do të procedojnë kandidatët që kanë kontestime të të dhënave të tyre. “Në pjesën e parë të formularit, është e detyrueshme të plotësohen të dhënat për rrethin, bashkinë/komunën, shkollën dhe ID-në e maturantit. Në çdo kuti shkruhet vetëm një shkronjë ose një numër. Shkronjat duhet të jenë kapitale dhe numrat me shifra arabe. Këto të dhëna janë të domosdoshme për identifikimin e maturantit që kërkon ndryshime të dhënash në bazën e të dhënave”, thuhet në njoftim.

Pas plotësimit të tij nga maturanti përkatës dhe konfirmimit zyrtar me firmë dhe vulë nga drejtoritë e shkollave dhe drejtoritë e DAR/ZA-ve, këto të fundit i përcjellin brenda ditës së premte, datë 19.08.2016, ora 14:00, dhe ndërkohë duhet t’i përcjellin dhe zyrtarisht në format letër. Hedhja e korrigjimeve në bazën e të dhënave në sistem bëhet nga specialistët e AKP-së”, sqarohet nga AKP-ja.

Please follow and like us: