“Mbretëresha” e pop-it kritikon personazhet e famshëm
Madonna ka kritikuar disa personazhe të famshëm të cilët fokusohen më shumë tek fama sesa tek të bërit një punë të mirë për të qenë artistë revolucionar. Këngëtarja është shfaqur në një revistë së bashku me djalin e saj 16-vjeçar, Rocco Ritche, të cilët kanë punuar për një projekt sekret.
Në intervistën e dhënë për këtë revistë, këngëtarja ka shprehur mendimet e saj për moshën e rrjeteve sociale, duke deklaruar: “Unë nuk e konsideroj veten një yll “pop”-i, por e konsideroj veten një artiste. Dhe është përgjegjësia e një artisti të jetë revolucionar në punën e tij. Është përgjegjësia jonë, detyra jonë dhe privilegji jonë”.
“Për mendimin tim njerëzit janë më shumë të fokusuar tek fama sesa të bërit punë apo të qënurit artistë”, ka shpjeguar ajo.