Albspirit

Media/News/Publishing

Në kujtim të Eqerem Çabejt

Njeriu dhe dijetari i gjuhës shqipe, Eqerem Çabej, këtë muaj ka patur kujtimin e përvjetorit. Studiuesit thonë që ai është një ndër të vetmit njerëz që hesht.

“Unë kam menduar gjithmonë që Çabej duhet thënë shumë herë më tepër dhe në mënyrë sintetike. Krijimtaria e tij e pashembullt është reflektuar vetëm në disa vlerësime të përgjithshme, ose nga vlerësime nga autoritete të mëdha, por pa bërë një analizë të thellë të veprës”, thotë studiuesi, Moikom Zeqo.

Sipas  profesor Zeqos, Çabej ështe nga ata personalitet që nuk mund të përsëritet e as përsëdytet. Ai krijoi vendin e tij  në shkencë, jashtë mitikes. Kjo e shndërroi atë në një figurë emblematike në kulturën dhe gjuhën tonë sepse edhe vetë jeta e tij ju kushtua gjuhës shqipe.

“Eqerem Çabej themelon gjuhësinë shkencore shqiptare, krijon një shkencë, themelon një shkencë dhe nga kjo pikëpamje është dijetari më i madh i të gjitha kohërave të gjuhësisë shqiptare”, shton Zeqo.

Që nga ilirologjia e deri tek albanologjia, njohësi më i madh i gjuhës shqipe, me jetën e tij të thjeshtë ndërtoi një punë të madhe, por edhe zhvilloi gjuhën sepse si një arkitekt i mirë, ai ngulmoi tek thjeshtimi i sistemit gramatikor dhe për këtë nuk ka më kthim mbrapsht.

Please follow and like us: