Një grua në krye të OKB
Ban Ki-moon përfundon mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm në muajin janar të 2017 dhe procesi për zgjedhjen e pasardhësit të tij ka nisur. Por nëse do të ishte në dorën e Ban Ki-moon përzgjedhja e personit që do t’i lërë stafetën, atëherë ajo do te ishte një grua.
Diplomati koreano-jugor thotë se u bënë tashmë 70 vjet që në krye të një organizate të tillë ndërkombëtare, nuk është një grua.
Nga 11 kandidatë, vetëm 5 prej atyre që garojnë janë gra. Kushdo që e merr rolin, tha Ban Ki-moon, duhet të ketë vizionin e qartë sesi e dëshirojnë botën në të ardhmen, duhet të njohin vlerat e paqes apo edhe t’i japin dorë respektimit të të drejtave të njeriut.
Sipas traditës, në çdo mandate të ri posti i shkon nga një përfaqësuesi nga rajone të ndryshme të botës. Europa Lindore dhe Rusia, të cilat kurrë nuk kanë pasur një Sekretar të Përgjithshëm në OKB, thonë se tani është radha e tyre. Kandidatët për vitin 2016 janë nga Amerika Latine, Europa Perëndimore, Australia dhe Europën Lindore.
Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç është ndër kandidaturat kryesore për të pasuar Ban Ki-moon. Jeremiç ka marrë tetë vota “kurajimi” nga 15 vendet e Këshillit të Sigurimit, duke u renditur i dyti. Preferenca e parë është portugezi Antonio Guterres, që siguroi 11 vota “kurajimi” në Këshill. Ndërsa në vendin e tretë u rendit kandidatura e diplomates argjentinase, Susana Malcorra.