Albspirit

Media/News/Publishing

Pse nuk flet Janullatosi për vrasjen e Marnikollajt?

Pëllumb Marnikollaj, është nga Lezha. është katolik, pra i krishterë. Ishte dhe është shqiptar. U vra në një vend si Greqia ku nuk është në fuqi ligji i dënimit me vdekje. Pra u vra krejtëtisht pa të drejtë pamvarsisht sepse ishte ndaluar apo arrestuar nga Policia Greke. Kur të vret Policia, domethënë se të vret Shteti. Dhe kur të vret Shteti i një vendi, qoftë shqiptar apo i huaj, krimi i vrasjes bëhet edhe më i rëndë, edhe më i thekshëm sepse tashmë është një Krim Shtetëror. Në këtë rast një krim shtetëror i shtetit Grek. Bën habi përveç shumë gjërave të tjera, se si ka një heshtje të autoriteteve, edhe pasi ekspertiza mjeko-ligjore, zyrtare shqiptare, doli në përfundimin se Marnikollaj është edhe torturuar para se të vritej.

ar.gumas_2.jpg

Disa vite më parë, u vra në Himarë Aristotel Guma. Një vrasje e dhimbshme, e padrejtë dhe e dënueshme. Por nuk ishte një vrasje shtetërore, por një vrasje pasioni, apo inati apo edhe nacionaliste po të duam, por e një individi, që sot është në burg. Në burg dhe i harruar, sepse “Drejtësia” për veprën e tij të rëndë është bërë. Asokohe kur ndodhi vrasja e Gumës, Hirësia e tij Janullatos, u rrëfye shumë aktiv, madje edhe mori pjesë në ceremonitë përkujtimore të tij. Madje ai mbajti edhe jë Meshë kishëtare në përshpirtje të “martirit” Aristotel Guma. Dhe mirë bëri Hirësia e Tij! Po sot pse hesht Hirësia?  Apo sepse u vra një shqiptar, pamvarsisht se është i krishterë. Apo sepse u vra në Greqi dhe u torturua nga policia Greke?

Please follow and like us: