Albspirit

Media/News/Publishing

Qyteti ku rroga është 1200 euro, nuk ka polici dhe papunësi

Në Spanjë është një qytet i pazakontë. Nuk ka polici dhe krime për shkak se nuk ka të papunë.

Bëhet fjalë për qytetin Marinaleda dhe ndodhet pak kilometra nga Sevilja.

Popullsia e këtij qyteti është 2750 persona dhe 2650 prej tyre punojnë në kooperativë dhe secili merr një pagë prej 1200 euro në muaj.

Banorët vetë e bëjnë ndërtimin e shtëpive, kurse materialin ndërtimor jua jep qyteti, prandaj pas ndërtimit paguhet 15 euro çdo muaj, si shlyerje për materialet e huazuara. Qyteti jep edhe ndihmë tjetër për ndërtimin e shtëpive por me kusht që ato nuk lejohet të shiten.

Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota.

Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti tregojnë se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe e organizojnë jetën vetë.

Harmonia, bashkimi, ndihma e ndërsjellë  janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë.

Please follow and like us: