Albspirit

Media/News/Publishing

Triptik i rrëfimit të seksit

Mr. Sc. Blerta Haxhiaj

1.

Teknikat shumëformëshme të pushtetit janë si pozitive po ashtu edhe negative pra bilaterale, edhe pse me shumësine e teknikës se vet si një teknike unike por e shprehur me forma të ndryshme është për të veçuar partikularitetin e “vullnetit për dije“ që është mbështetje edhe instrument. Foucault-ja nuk e mohon faktin që seksi s’ka qënë i ndaluar, i shmangur apo i fshehur gjatë epokës klasike por me elementet negative të hipotezes shtypëse mohimin e kesaj hipoteze i përmbledh në një mekanizem të vetëm ku këto opozita janë thjeshte vegla të cilat përdoren në favor të nxitjes të ligjërimit të teknikave të pushtetit, atë të vullnetit për dije.

Libertinizmi sadist i shërben shumë mirë faktit për t’i ndihmuar ligjërimimit të seksualitetit të njeriut, për të kundërshtuar hipotezen shtypëse të paraqitur në epokën të ndalesës së fjalës së lirë për dëshirat dhe kënaqësitë njerëzore. Akti sadist kundërshton pushtetin dhe lartëson aktin e lirisë. “Seksi eshte pushtet” vullneti për dije ka kontribuar për ndërtimin e një shkence të seksualitetit duke e diferencuar atë tashmë që më herët ishte e quajtur arti erotik, duke lënë pas shpine hipotezen shtypese ku teknikat e pushtetit nuk i bindeshin parimit (duke patur parasysh se parimet të kufizojnë dhe të urdhërojnë sepse kanë imperativin në vetëvete) të përzgjedhjes, por parimit të shpërhapjes, ngulimit të seksualitetit shumëformëse.

Historikisht, janë dy pikëpamje të seksualitetit, në Perandorinë Romake / Greke kjo ishte e shikuar si një art “Arti Erotik“, ku seksi eshte një art dhe një eksperience e veçantë dhe jo diçka e ndyrë dhe e turpshme. Është diçka që duhet të mbetet sekrete, por vetëm sepse mund të humbë fuqinë dhe kënaqësinë nese flitet për sa i përket kësaj eksperience në shoqërinë perëndimore, diçka komplet të ndryshme ka qënë krijuar, të cilën Foucault e quan “shkenca seksuale“. Është e bazuar në një fenomen diametrikalisht të kundërt në artin erotik: rrëfimi, nuk është vetëm një pyetje e rrëfimit kristian, por më në përgjithësi pengesa për të folur rreth tij. Një fiksim sëbashku për të gjetur të “verteten“ për kristalizimin e seksualitetit, një e vërtetë e cila duhej rrefyer Foucault-ja jep relacionin mes rrëfimit dhe tregon se seksualiteti nuk ekziston nëse nuk është i rrëfyer.

Ne jemi një shoqëri ekstraordinarie rrëfyese, rrëfimi ka hapur efektet shumë larg dhe gjërë: në sistemin e drejtësisë, në mjekësi, në pedagogji, në lidhjet familjare, në lidhjet e dashurisë, në jetën e përditshme dhe bile në ritet më solemne, krimet janë të rrëfyera, mendimet dhe dëshirat janë të rrëfyera, e kaluara dhe ëndrrat janë të rrëfyera, fëmijëria është e rrëfyer, sëmundjet dhe problemet janë të rrëfyera siç tregon Foucault: “Njësoj si dashuria më e brishtë, edhe më gjakësori i pushteteve ka nevojë për rrëfimin.

Njeriu, në Perëndim, u bë kafshë e punës rrëfyese.” Kjo formë e kritikës së fortë të psikoanalizës tregon formën shkencore moderne të rrëfimit, shikon psikoanalistët si një rrëfyesit të seksualitetit të legjitimuar në të gjithçka është e shpjeguar në termet e seksualitetit të shtypur dhe psikoanalistët bëhen interpretuesit e vetëm të kësaj forme të rrëfimit seksualiteti nuk është me një gjë të cilën njerëzit duhet ta fshehin, por është edhe e fshehur nga vetëvetja, që jep teologjikisht, disa minuta të rrëfimit të një jete të re. Duke u shfaqur, si një koncept në vete nuk ekzistonte kur Foucault krijoi projektin e tij multivoluminoz, por ky proces i të rrëfyerit ‘homoseksualiteti’ mund të interpretohet si një shprehje kundër kësaj pengese të rrëfimit. Kjo shikohet si një shtytje për të reveluar seksualitetit e individit për të konfirmuar vet ekzistencen në shoqerinë tonë. Në artin erotik, një pikëpamje e ndryshme është e mbajtur, dhe njerëzit janë të përmbajtur që të lënë në fshehtësi si sekret në sensin pozitiv të fjalës që ekziston edhe një element tjetër si kontroll social në këtë aspekt një relacion i pushtetit është krijuar mes priftit dhe rrëfyesit, mes psikoanalistit dhe pacientit të tij, mes mësuesit dhe nxënësit. Relacioni i pushtetit është qëndra e çdo analize të shoqërisë, dhe në mënyrë të veçantë, e vërtetë për seksualitetin.

Relacionet e pushtetit janë të formuar në atë mënyrë që ekziston me ekzistencen e ndryshimeve. Kuptimi i konceptit të pushtetit nuk është eksluzivisht një force negative, ai rrëfen edhe pse kemi një pikëpamje juridike të pushtetit në shoqërinë tonë, ne e shohim si diçka negative, e ngritur por negativisht, duke e definuar se çfarë nuk është ajo që nuk duhet të bëhet. Sidoqoftë pushteti është fondamenti e analizës së shoqërisë, lidhja e përbashkët e pushtetit është seksualiteti, kush është dominuesi dhe i dominuar, doktorit dhe pacientit, babait dhe birit, punëdhënësi dhe punëtori, shkurt nënshtruesi dhe i nënshtruari.

A mundet paragjykimi të pranohet si shkencë? Me Iluminizmin, pikëpamja e seksualitetit si një gjë mëkatare të rrëfehet ajo shtypet, bëhet e mutilizuar është adaptuar në pyetjet bashkohore të racionalitetit duke e katapultuar vetë atë si një shkence. Foucault bën një dallim të fuqishëm mes se çfarë është duke qëndruar në ditët e sotme të cilën e quajmë shkence dhe një doktrine paragjykuese e prokrijimit human, shkruan se duke krahasuar këto diskurse mbi seksualitetin njerëzor të këto që nga epoka e riprodhimit të kafshëve dhe bimëve, dallimi është i mahnitshëm. Nuk mundet të flasë nga ana shkencore por me një logjikë elementare, ata zënë vend të historinë e dijes, ku doktrina e seksualitetit postulon sjellje anaturale seksuale.

Në shek. XVII ne fokus ishte rregullimi i seksit te çiftet e martuara, duke injoruar forma të tjera të lidhjes seksuale, por tani grupe të tjera janë identifikuar: seksualiteti i fëmijeve, kriminelet, njerëz me çrregullime mendore dhe homoseksualet. Seksualiteti bëhet mburoja e identitetit të grupeve të caktuara të njerëzve, përverset bëhen interminoritet në vete, lidhjet homoseksuale janë të shikuara si mëkatare prandaj janë të gjykuara kohë pas kohe, por tani bëhen një minoritet që pluskon në sipërfaqen e shoqërisë, sodomisti ishte recidivist, por homoseksuali tani është një specie.

Homoseksuali në shek. XIX shndërrohet në përson, një e kaluar, një histori, një adoleshence, një personalitet, një mënyrë e jetesës, bile një morfologji, andrologji, me një anatomi indiskrete dhe mundësisht me një psikologji mistike, asgjë e plotë e këtij përsonaliteti mund ti ikë seksualiteti të vet, duke vërejtur homoseksualet si një minoritet tani është e garantuar, por para shek.XVIII vete ideja kurrë nuk do të ishte e pranuar sepse përbënte një mëkat, papranueshmeri në shoqërinë njerëzore, antihumane, joriprodhuese. Thjeshtë nuk ishte si një pjese e qënies, si pjesë fondamentale e këtij personi, por si një veprim, si diçka që ai ka bërë, por homoseksualiteti nuk ishte objekti e vetem i studimeve të shkencave mjekësore ku arsyeja ‘seksuale’ duhet të rrëfehet, është e gjetur apo zanafillën e ka në pikëpamjet të krishterta nuk ishte, siç është në ditët e sotme, e fortë, një forcë, por diçka që gjendet me një introspeksion të kujdesshëm.

Sidoqoftë, çdo detaj është i drejtuar në mënyrë të rrëfimit, çdo gjurmë e eksperiences të kënaqësisë është të ekzaminohet për të gjetur gjurmët e mëkatit. Me këtë vemendje tek detajet arsytueshmëria e seksualitetit është duke i dhënë një rëndësi të madhe në shoqëritë tona dhe ajo duhet të gjurmohet, duke konsideruar seksualitetin si diçka mëkatare nuk e ka zhdukur atë, shumë thjeshtë ka ndodhur e kundërta: është riforcuar dhe bërë diçka që të vërehet çdokund, me identifikimin e veprimeve seksuale, natyrës dhe shëndetit ishin të analizuara, koncepti ‘seksualitet’ ishte krijuar

2.

Teknikat shumëformëshme të pushtetit janë si pozitive po ashtu edhe negative pra bilaterale, edhe pse me shumësine e teknikës se vet si një teknike unike por e shprehur me forma të ndryshme është për të veçuar partikularitetin e “vullnetit për dije“ që është mbështetje edhe instrument. Foucault-ja nuk e mohon faktin që seksi s’ka qënë i ndaluar, i shmangur apo i fshehur gjatë epokës klasike por me elementet negative të hipotezes shtypëse mohimin e kesaj hipoteze i përmbledh në një mekanizem të vetëm ku këto opozita janë thjeshte vegla të cilat përdoren në favor të nxitjes të ligjërimit të teknikave të pushtetit, atë të vullnetit për dije.

Libertinizmi sadist i shërben shumë mirë faktit për ti ndihmuar ligjërimimit të seksualitetit të njeriut, për të kundërshtuar hipotezen shtypëse të paraqitur në epokën të ndalesës së fjalës së lirë për dëshirat dhe kënaqësitë njerëzore. Akti sadist kundërshton pushtetin dhe lartëson aktin e lirisë. “Seksi eshte pushtet” vullneti për dije ka kontribuar për ndërtimin e një shkence të seksualitetit duke e diferencuar atë tashmë që më herët ishte e quajtur arti erotik, duke lënë pas shpine hipotezen shtypese ku teknikat e pushtetit nuk i bindeshin parimit (duke patur parasysh se parimet të kufizojnë dhe të urdhërojnë sepse kanë imperativin në vetëvete) të përzgjedhjes, por parimit të shpërhapjes, ngulimit të seksualitetit shumëformëse.

Historikisht, janë dy pikëpamje të seksualitetit, në Perandorinë Romake / Greke kjo ishte e shikuar si një art “Arti Erotik“, ku seksi eshte një art dhe një experience e veçantë dhe jo diçka e ndyrë dhe e turpshme. Është diçka që duhet të mbetet sekrete, por vetëm sepse mund të humbë fuqinë dhe kënaqësinë nese flitet për sa i përket kësaj eksperience në shoqërinë perëndimore, diçka komplet të ndryshme ka qënë krijuar, të cilën Foucault e quan “shkenca seksuale“. Është e bazuar në një fenomen diametrikalisht të kundërt në artin erotik: rrëfimi, nuk është vetëm një pyetje e rrëfimit kristian, por më në përgjithësi pengesa për të folur rreth tij. Një fiksim sëbashku për të gjetur të “verteten“ për kristalizimin e seksualitetit, një e vërtetë e cila duhej rrefyer Foucault-ja jep relacionin mes rrëfimit dhe tregon se seksualiteti nuk ekziston nëse nuk është i rrëfyer.

Ne jemi një shoqëri ekstraordinarie rrëfyese, rrëfimi ka hapur efektet shumë larg dhe gjërë: në sistemin e drejtësisë, në mjekësi, në pedagogji, në lidhjet familjare, në lidhjet e dashurisë, në jetën e përditshme dhe bile në ritet më solemne, krimet janë të rrëfyera, mendimet dhe dëshirat janë të rrëfyera, e kaluara dhe ëndrrat janë të rrëfyera, fëmijëria është e rrëfyer, sëmundjet dhe problemet janë të rrëfyera siç tregon Foucault: “Njësoj si dashuria më e brishtë, edhe më gjakësori i pushteteve ka nevojë për rrëfimin.

Njeriu, në Perëndim, u bë kafshë e punës rrëfyese.” Kjo formë e kritikës së fortë të psikoanalizës tregon formën shkencore moderne të rrëfimit, shikon psikoanalistët si një rrëfyesit të seksualitetit të legjitimuar në të gjithçka është e shpjeguar në termet e seksualitetit të shtypur dhe psikoanalistët bëhen interpretuesit e vetëm të kësaj forme të rrëfimit seksualiteti nuk është me një gjë të cilën njerëzit duhet ta fshehin, por është edhe e fshehur nga vetëvetja, që jep teologjikisht, disa minuta të rrëfimit të një jete të re. Duke u shfaqur, si një koncept në vete nuk ekzistonte kur Foucault krijoi projektin e tij multivoluminoz, por ky proces i të rrëfyerit ‘homoseksualiteti’ mund të interpretohet si një shprehje kundër kësaj pengese të rrëfimit. Kjo shikohet si një shtytje për të reveluar seksualitetit e individit për të konfirmuar vet ekzistencen në shoqerinë tonë. Në artin erotik, një pikëpamje e ndryshme është e mbajtur, dhe njerëzit janë të përmbajtur që të lënë në fshehtësi si sekret në sensin pozitiv të fjalës që ekziston edhe një element tjetër si kontroll social në këtë aspekt një relacion i pushtetit është krijuar mes priftit dhe rrëfyesit, mes psikoanalistit dhe pacientit të tij, mes mësuesit dhe nxënësit. Relacioni i pushtetit është qëndra e çdo analize të shoqërisë, dhe në mënyrë të veçantë, e vërtetë për seksualitetin.

Relacionet e pushtetit janë të formuar në atë mënyrë që ekziston me ekzistencen e ndryshimeve. Kuptimi i konceptit të pushtetit nuk është eksluzivisht një force negative, ai rrëfen edhe pse kemi një pikëpamje juridike të pushtetit në shoqërinë tonë, ne e shohim si diçka negative, e ngritur por negativisht, duke e definuar se çfarë nuk është ajo që nuk duhet të bëhet. Sidoqoftë pushteti është fondamenti e analizës së shoqërisë, lidhja e përbashkët e pushtetit është seksualiteti, kush është dominuesi dhe i dominuar, doktorit dhe pacientit, babait dhe birit, punëdhënësi dhe punëtori, shkurt nënshtruesi dhe i nënshtruari.

A mundet paragjykimi të pranohet si shkencë? Me Iluminizmin, pikëpamja e seksualitetit si një gjë mëkatare të rrëfehet ajo shtypet, bëhet e mutilizuar është adaptuar në pyetjet bashkohore të racionalitetit duke e katapultuar vetë atë si një shkence. Foucault bën një dallim të fuqishëm mes se çfarë është duke qëndruar në ditët e sotme të cilën e quajmë shkence dhe një doktrine paragjykuese e prokrijimit human, shkruan se duke krahasuar këto diskurse mbi seksualitetin njerëzor të këto që nga epoka e riprodhimit të kafshëve dhe bimëve, dallimi është i mahnitshëm. Nuk mundet të flasë nga ana shkencore por me një logjikë elementare, ata zënë vend të historinë e dijes, ku doktrina e seksualitetit postulon sjellje anaturale seksuale.

Në shek. XVII ne fokus ishte rregullimi i seksit te çiftet e martuara, duke injoruar forma të tjera të lidhjes seksuale, por tani grupe të tjera janë identifikuar: seksualiteti i fëmijeve, kriminelet, njerëz me çrregullime mendore dhe homoseksualet. Seksualiteti bëhet mburoja e identitetit të grupeve të caktuara të njerëzve, përverset bëhen interminoritet në vete, lidhjet homoseksuale janë të shikuara si mëkatare prandaj janë të gjykuara kohë pas kohe, por tani bëhen një minoritet që pluskon në sipërfaqen e shoqërisë, sodomisti ishte recidivist, por homoseksuali tani është një specie.

Homoseksuali në shek. XIX shndërrohet në përson, një e kaluar, një histori, një adoleshence, një personalitet, një mënyrë e jetesës, bile një morfologji, andrologji, me një anatomi indiskrete dhe mundësisht me një psikologji mistike, asgjë e plotë e këtij përsonaliteti mund ti ikë seksualiteti të vet, duke vërejtur homoseksualet si një minoritet tani është e garantuar, por para shek.XVIII vete ideja kurrë nuk do të ishte e pranuar sepse përbënte një mëkat, papranueshmeri në shoqërinë njerëzore, antihumane, joriprodhuese. Thjeshtë nuk ishte si një pjese e qënies, si pjesë fondamentale e këtij personi, por si një veprim, si diçka që ai ka bërë, por homoseksualiteti nuk ishte objekti e vetem i studimeve të shkencave mjekësore ku arsyeja ‘seksuale’ duhet të rrëfehet, është e gjetur apo zanafillën e ka në pikëpamjet të krishterta nuk ishte, siç është në ditët e sotme, e fortë, një forcë, por diçka që gjendet me një introspeksion të kujdesshëm.

Sidoqoftë, çdo detaj është i drejtuar në mënyrë të rrëfimit, çdo gjurmë e eksperiences të kënaqësisë është të ekzaminohet për të gjetur gjurmët e mëkatit. Me këtë vemendje tek detajet arsytueshmëria e seksualitetit është duke i dhënë një rëndësi të madhe në shoqëritë tona dhe ajo duhet të gjurmohet, duke konsideruar seksualitetin si diçka mëkatare nuk e ka zhdukur atë, shumë thjeshtë ka ndodhur e kundërta: është riforcuar dhe bërë diçka që të vërehet çdokund, me identifikimin e veprimeve seksuale, natyrës dhe shëndetit ishin të analizuara, koncepti ‘seksualitet’ ishte krijuar.

3

”Falë krijimit të ‘seksit’, këtij elementi imagjinar, dispozitivi i seksualitetit ka arritur të nxisë te ne një nga pamjet më thelbësore të funksionimit të tij të brendshëm, dëshirën e seksit-deshirë për të pasur, për ta zotëruar, për ta zbuluar, për ta çliruar, per ta artikulluar në ligjërime, për ta shprehur me vërtetesi. Madje, vete ‘seksin’ e ndertoi si gjënë më mirefilli të dëshirueshme. Pikërisht, ky karakter i dëshirueshëm i seksit rrënjos te secili nga ne urdhëresen për ta njohur, urgjencen për t’i nxjerre në dritë ligjin dhe pushtetet; kjo cilësi na shtyn të besojme se shpallja e të drejtave të seksit tonë na ngre kundër çdo pushteti, kur, në fakt, ajo na lidh akoma më fort pas dispozitivit të seksualitetit, ai që nga thellësite e vetes sonë nxori në sipërfaqe vegimin ku pandehim se gjejmë vetveten, të zymtin vezullim të seksit” Foucault komenton mbi fenomeneve se a janë këto strategjitë përsa i përket kësaj, një represion kundër seksualitetit apo një kontroll mbi të. Këto pikëpamje e bëjnë Foucault një nga konstruktivistet e parë në këtë domen, duke proklamuar se seksualiteti dhe natyra e seksit nuk është një kategori e natyrës, duke patur një themelim në realitet sidoqoftë është një pyetje e konstruksionit social, kategoritë kanë ekzistence vetëm në shoqëri, dhe aplikimi i tyre është me hamendje në shoqeritë e tjera, ja pse nuk ishte folur për homoseksualitetin p.sh në Greqinë e Lashtë atë që ne e dime dhe e quajme homoseksualitet nuk ekzistonte jashtë specifikave në kontekstin kulturor. E njëjta gjë ndodh edhe me seksualitetin, seksualiteti është i domosdoshëm për prokrijimin, por nuk do të thote se seksualiteti, duhej teorizuar gjithçka për sa i përket sjelljes erotike, ku rrëfimin e bën si bazë të teknikave më të vleresuara për të prodhuar të vërteten:

Mirëpo, rrëfimi është një lloj rituali ligjërimor ku subjekti që shprehet përputhet me subjektin e shprehjes së tij; njëkohësisht, është ritual që shpaloset brenda raportesh pushteti, sepse s’ka rrëfim pa praninë, qoftë virtuale, të një partneri, i cili nuk është thjeshtë bashkëbisedues, por instance që e kërkon, e detyron, e vlerëson rrëfimin, dhe ndërhyn për të gjykuar, ndëshkuar, falur, ngushëlluar, pajtuar; një ritual ku, së fundmi, thjesht akti i të shprehurit, pavarësisht nga pasojat e jashtme, sjell për folësin modifikime, të brendshme; e shfajëson, e lehtëson, e pastron, i heq barren e fajeve, e çliron dhe i premton shpëtimin” e cila është një kategori natyrore dhe e domosdoshme.

Seksualiteti është diçka më shumë se një sjellje seksuale, si një analizë e konstruktit sociale shkenca seksuale tregon dhembët e saj të mprehte dhe sado të mahnitshem edhe aq të rrezikshem, rrëfimi është baza e saj, si një prespektivë e studimit të origjinës dhe përfeksionimin e pikëpamjeve në rrugë totalisht të reja. Nëse e trajtojmë si një identitet në vetë, hulumtimit të një seksi të vërtetë që shpreh në mënyrë të përshtatshme realitetin e personave, na paraqitet si konstruksion i modernitetit dhe teknikave të trupave, që Foucault propozon relacionin mes pushtetit dhe seksualitetit ku avancon hipoteza e bashkëjetesës së tyre si dispozitiv i ndërtuar dhe jetësor nga vetë pushteti.

Mbi diskurset e seksualitetit vihet re një hipotezë represive që nga pastoralja katolike që e përshpejton proçesin e rrëfimin, shkenca seksuale ajo që institucionalizon dhe qeverisë të vërtetën mbi seksin, një dije që duhet të tregohet në cilësi të sferës seksuale ku janë të vërtetat e individit dhe përgjegjësitë e tij, të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, nën hijen e pushtetit seksualiteti është pikërisht një institucion (institution- qëllim, caktim, objekt [lat]) i modernitetit, diskurseve, i praktikave të shumta në fushën e vetëdijes si strategji të emancipimit dhe lirisë seksuale, ku ajo shndërrohet në një nga elementet më fondamentale të politikave produktive të pushtetit, një element i instrumentalizimit të strategjive multiplike. Seksualiteti është prodhim i mijëra sekseve; të cilat janë aq shumë saqë nuk do të mund të kontrollohen. “Seksualiteti proçedon në rruge të tilla njëjtë si të bëhesh femra e një mashkulli dhe si të shndërrohesh në kafshë të kafshës” (A THOUSAND PLATEAUS Capitalism and Schizophrenia Gilles Deleuze Felix Guattari) një mision i vështirë.

Këtu nuk ka nevojë për bishën, e cila përsëri do të ngrihem dhe shume anekdota psikiatrike të dokumentuara tregojnë interesimin e tyrë; nuk është thjeshtë çështja kush luaj rolin e ‘qenit’ si një xhentelmen mirëpo të shndërrohesh në një kafshe është një tjetër pushtet qëkur realiteti i tyre qëndron në vetëvete, në mënyrë proksimale dhe indiskrete ai ekstrakt që shpërndale elementet nga kafsherorja tej shtepijakës, dobise apo imitimit duke thirrur : “Ja Bisha” pa dyshimin çdo gjë është e papërceptueshme dhe imanenca e fillimit është një formulë kozmike.

Please follow and like us: