Telashet s’kanë të sosur për Lindsay Lohan
Telashet për Lindsay Lohan nuk kanë të sosur! Zënkat me të dashurin rus duket se nuk janë të vetmet për të.
Aktorja është rikthyer edhe njëherë tjetër në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe sërish jo për mirë. Matt Martin, një regjisor i ri që ka bërë një film të titulluar “Little Mermaid” (jo filmi i Disney që mban të njëjtin titull) ka kërcënuar ta padisë Lohan për 10 mijë dollarë.
Ai thotë se ka kontaktuar me stafin e saj për të reklamuar filmin e tij në faqen Instagram prej 5 milionë ndjekësish të aktores dhe se u ka paguar atyre 10 mijë dollarë për 3 publikime.
Publikimet duhet të kishin ndodhur tashmë, por kanë kaluar 3 muaj dhe asnjë i tillë nuk është parë. Për këtë, ai ka kontaktuar sërish me përfaqësuesit e Lohan duke u kërkuar mbrapsht shumë e parave të paguar, në të kundër do ta padisë atë.