Thaçi: Partneriteti me SHBA na mundësoi të bëhemi shtet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në faqen e tij në Facebook për pritjen që i është bërë orë më parë zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Së bashku me Lumen pritëm zëvendëspresidentin Biden dhe familjen e tij. Për t’iu uruar përzemërsisht mirëseardhjen miqve të përjetshëm të Kosovës ishte me ne edhe Majlinda, heroina më e shquar e vendit tonë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social.
Presidenti i Kosovës ka vlerësuar se “partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë”.
Please follow and like us: