Albspirit

Media/News/Publishing

Ukraina i dha azil një aktivisti opozitar rus


Aktivisti opozitar rus Vladimir Ionov

Një aktivist opozitar rus, i cili ishte personi i parë i akuzuar sipas ligjit të ri për kufizimin e protestave, ka marrë azil politik në Ukrianë.

Aktivisti Vladimir Ionov, 76 vjeçar, i ka thënë sot Radios Hromadske në Ukrainë se kërkesa e tij për azil, e dërguar pasi autoritetet ruse e akuzuan për pjesëmarrje në dy protesta publike të paautorizuara brenda një periudhe gjashtëmujore, është pranuar.

Sipas legjislacionit rust të zbatuar prej vitit 2014, për një aktivitet të tillë personi mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

Aktivistët për të drejtat e njeriut këtë legjislacion rus e konsiderojnë mjet të kërcënimit për t’i goditur ata që mendojnë ndryshe.

Vladimir Ionov nuk ishte paraqitur në procesin gjyqësor kundër tij në muajin dhjetor, ndërsa në media raportohej se ai kishte shkuar në Ukrainë.

Aktivisti tjetër opozitar në Rusi, Ildar Dadin, më 7 dhjetor ishte dënuar me 3 vjet burg dhe është personi i parë i dënuar sipas legjislacionit të ri.

Please follow and like us: