Albspirit

Media/News/Publishing

Vdekja e mistershme e Mit’hat Frashërit

Më 31 korrik 1949, babai i Nacionalizmit shqiptar, Mit’hat Frashëri zgjidhet kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë. Por në tetor ai vdiq (69 vjeç) nga një goditje në zemër në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork. Por rreth vdekjes së e tij ka edhe teori komploti. Ku dyshimet më të shumta vijnë nga vetë amerikanët.

Amerikanë dyshuan për arsyen se vdekja e Frashërit erdhi pikërisht në momentin kur SHBA-Britani kishte menduar një tjetër plan zbarkimi në Shqipëri dhe madje kishin planifikuar si President të ardhshëm të vendit Mit’hat Frashërin.

Dyshimet janë shprehur edhe në librin “The great betrayal” (Tradhtia e madhe), ku lordi britanik Nicholas William Bethell flet për rolin e agjentit Kim Filbi dhe Shqipërinë. Në libër flitet mbi dështimin e planit CIA-s amerikane dhe MI-6 britanike për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Tirana Observer boton sot një pjesë të librit ku flitet për vdekjen e dyshimtë të Mit’hat Frashërit.

Pse Robert Lou, agjenti përgjegjës amerikan i CIA-s për planin shqiptar dyshonte se në vdekjen e Mit’hat Frashërit mund të kishte dorë KGB-ja ruse pas zbulimi të rolit të Kim Filbit. Më poshtë pjesë nga libri ku flitet për vdekjen e Mit’hat Frashërit.

642179559_o1Vdekja e Mit’hat Frashërit

“Më pas tragjedia. Përfaqësuesit u kthyen në Nju Jork. Kupi, Kryeziu dhe Pali u kthyen me avion në Romë për të rifilluar punën e tyre. Pali si drejtor i gazetës së komitetit, të tjerët si anëtar të lidhjes. Frashëri dhe Kota qëndruan në Nju Jork për të organizuar zyrën. Lou i vendosi në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork

Mjaft njerëz të afërt të Frashërit erdhën nga jashtë Nju Jorkut për të qëndruar me të. Kryeziu kujton se në qytet bënte një vapë që të merrte frymën.

Ishin të preokupuar për pasojat e të nxehtit dhe aktivitetit të zellshëm të ditëve të fundit mbi një njeri të moshuar dhe delikat si  Frashëri.

Në orët e para të mëngjesit të 3 Tetorit, Lou ishte zgjuar nga një telefonatë e policisë të Nju Jorkut. Policia i tha se  ishte një i vdekur në hotel Lexington, me një pasaportë të pakuptueshme për ta dhe një biletë me emër dhe numrin e telefonit të Lou në një xhep të xhaketës.

Donin që të shkonte menjëherë në hotel.

Arriti në hotel dhe zbuloi se frika e tij e madhe u vërtetua.

Mit’hat Frashëri, boshti mbi të cilën ishte bazuar akordi delikat i marrëveshjes që ai dhe kolegët e tij britanikë kishin arritur në Romë pas javëve të shumta bisedimesh kishte vdekur nga një atak në zemër.

Lou kujton gjallërisht skenën.

Ishte dëshpërimi i tij për gjithë ato orë lodhje dhe diplomacie që i shkonin në erë.

Ishte drejtori i hotelit që luste të gjithë të flisnin me zë të ulët dhe të largonin kufomën përpara se të zgjoheshin klientët. Ishte policia që donte të dinte se kush ishte i vdekuri dhe kush mund të përgjigjej për të.

Dhe ishin dhe të afërmit shqiptarë që grindeshin, duke bërtitur se çanta me sovranet e arit të Frashërit ishte zhdukur.

Policia donte të dinte se në çfarë gjuhe flisnin ata njerëz dhe Lou nuk ua tregonte. Policia donte të dinte kush ishte ai dhe çfarë bënte.

Lou u tha se ishte i Departamentit të Shtetit dhe se Frashëri ishte një mik i rëndësishëm i huaj. Qetësoi kushërinjtë shqiptarë duke u thënë se ishte mirë ta harronin arin.

“U përkiste kontribuuesve amerikanë. U dhashë atyre dollarë të mjaftueshëm për një funeral dinjitoz. Kishte ardhur deri atje personaliteti i vetmuar për të na ndihmuar të gjithëve dhe nuk doja që të përfundonte në një varr të zakonshëm në Poter’s Field. Megjithatë ky ishte fundi i Presidentit tonë të qeverisë së ardhshme shqiptare”.

Mjekët ekzaminuan kufomën e Frashërit, u mbajt një hetim dhe u prononcua një vdekje për arsye natyrale.

Megjithatë nga ai moment Lou mendoi se ishte një koincidencë e çuditshme që ai personazh kyç i operacionit do të duhej të vdiste pikërisht në momentin që ishin në veprim zbarkimet e para të grupit të Maltës pak kohë pas mbërritjes në tokë, mbi gadishullin e Karaburunit të grupit të parë të çuar nga Leatham dhe Barkli.

Në Tetor 1949, ishte e vështirë të kundërshtoje raportin e mjekut të prezantuar pas hetimit të çështjes Frashëri.

Megjithatë, pas vrasjes të personaliteteve të ndryshme antisovjetikë nga ana e agjentëve sovjetikë të strehuar në perëndim në vitet ‘50, u kuptua se KGB kishte mundësinë të provokonte një atak zemre ose për t’u dukur i tillë nga përdorimi i helmeve dhe gazit.

Siç ndodhi për shembull, në Mynih të Bavarisë, në vitin 1959, kur drejtuesit e nacionalistëve ukrainas Stefan Bandera dhe Lev Rebet qenë eliminuar nga agjenti sovjetik Bohdan Stashynsky, më pas në 1977 kur qe shtypur gazetari bullgar në emigracion Georgi Markov. Dhe është për t’u theksuar që të tjera vrasje kanë qenë kryer me aftësi të madhe dhe që akoma nuk janë zbuluar.

Lou nuk e dinte se qe një tradhtar tamam në zemër të organizatës, një njeri që gjendej në Londër në shtator të 1949 (Kim Filbi), kur kishin mbërritur Frashëri dhe kolegët e tij.

Fakti që Frashëri të kishte vdekur, ndërkohë që Filbi ishte në bordin e Transatlantikut “Caronia” dy ditë larg lundrimi nga Sauthempton drejt Nju Jorkut (dhe për konsekuencë, pak ditë pasi ishte informuar në Londër për planin shqiptar) përbën një hallkë më shumë në gjithë këtë zinxhir të çuditshme koincidencave të çuditshme.

“Në qoftëse do ta dija në atë kohë për tradhtinë e Filbit, kujton Lou, do të kisha urdhëruar një ekzaminim shumë më të thellë të kufomës së Frashërit. Megjithatë, siç erdhën gjërat, mbetet akoma dyshimi që kjo vdekje e veçantë, mistershme dhe e menjëhershme duhet të ishte kuptuar në listën e gjatë të vrasjeve të KGB-së”.

***

Mithat_FrasheriMit’hat Frashëri, babai i nacionalizmit shqiptar

Në vitin 1945, kur komunistët morën pushtetin në Shqipëri, Mit’hati iku në Itali. Vitet e para të luftës së ftohtë i kaloi duke u përpjekur për të mbledhur së bashku një koalicion të forcave anti-komuniste shqiptare në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Kishte vetëm disa vite që i ishte rikthyer politikës.

Nën regjimin e Zogut në vitin 1925, Mit’hati e la jetën publike dhe hapi një librari në Tiranë. Ai vetë zotëronte një bibliotekë jashtëzakonisht të madhe private me rreth 20.000 vëllime, koleksioni më i madh në Shqipëri në atë kohë. Me shtrirjen e Gjermanisë dhe ndërsa Lufta e Dytë Botërore po bëhej e pashmangshme, Mit’hat filloi të mendonte për t’a përdorur këtë periudhë lufte për të krijuar Shqipërinë Etnike – ai themeloi Ballin Kombëtar.

Bir i Abdyl Frashërit të famshëm, Mithati ishte një nga aktivistët më të rëndësishme të Zgjimit Kombëtar Shqiptar. në vitin 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh nënkryetar i Komisionit të Alfabetit – Mit’hat Frashëri është konsideruar si babai i nacionalizmit shqiptar.

Please follow and like us: