Albspirit

Media/News/Publishing

Vendet europiane ku nënshtetësia fitohet më lehtë 

shutterstock_309509678-750x563

Në këtë artikull do të shohim 10 vendet më të lehta për të fituar nënshtetësinë brenda Bashkimit Europian. Kur të duhet të lëvizësh jashtë shtetit, duhet të merrni parasysh shumë gjëra, përfshi këtu edhe nëse marrja e shtetësisë në një vend të veçantë është një mundësi praktike apo jo.

Por ç’do të thotë të marrësh nënshtetësi? Është statusi i një personi që është i njohur nga ligji i një shteti, si anëtar ligjor i shtetit në fjalë. Kjo u jep njerëzve më siguri brenda vendit, si dhe një ndjenjë përkatësie, pasi jeta e tyre duhet të integrohet me fqinjët e rinj. Të marrësh nënshtetësinë ka detyra dhe të drejta, është një kontratë sociale. Fiton të drejtën për të votuar. Kur je qytetar i një shteti anëtar në BE, fiton edhe statusin e qytetarit të Unionit, që ju jep të drejtën për të udhëtuar mes kombeve të BE-së.

Kur doni të bëheni shtetas i një vendi tjetër, duhet të paktën të keni jetuar disa vite atje. Rregulli i përgjithshëm për vendet e BE-së është 5-10 vjet.

Ka disa mënyra për t’u bërë qytetar i një vendi tjetër. Një prej tyre është të lindësh në kohën që prindërit ndodhen në këtë vend, pra të lindësh brenda kufijve të shtetit. Një tjetër mënyrë është të martohesh me një person që është qytetar i vendit përkatës. Por mënyra më e zakonshme për të fituar shtetësinë është nëpërmjet natyralizimit. Kjo nënkupton të jetuarit në atë vend për disa vite, t’i mësosh gjuhën, dhe të përfshihesh në jetën kulturore e sociale të vendit. Gjithashtu këta persona testohen për të provuar nëse janë përshtatur me jetën e këtij vendi.

Këto janë 10 vendet në BE ku nënshtetësia merret më lehtë:

10 – Hungaria

budapest-495752_1280-750x499

E pozicionuar në Europën Qendrore, Hungaria, një vend me 10 milionë banorë, është anëtare e BE-së prej vitit 2004. Për të fituar nënshtetësinë në Hungari të duhet të kesh jetuar të paktën 8 vjet përpara se të aplikosh, të mos kesh dosje penale dhe ta njohësh mirë gjuhën e kulturën hungareze. Më të të lehtë e kanë ata që janë martuar me hungarez/e ose kanë lindur fëmijët e tyre aty.

9 – Portugalia

portugali

Sipas censusit të fundit, Portugalia ka 10 milion banorë dhe i është bashkuar Komunitetit Ekonomik Europian që nga viti 1986. Nëse doni të bëheni qytetar i Portugalisë duhet të paktën të jeni 18 vjeç, të keni njohuritë bazë të portugalishtes, të keni të dhëna të pastra penale, dhe të keni jetuar aty për të paktën 6 vjet.

8 – Finlanda

finland

Kushtet për të marrë nënshtetësinë në një nga vendet më të bukura nordike, janë pak a shumë si vendet e tjera. Duhet të keni jetuar të paktën 5 vjet atje. Të njihni mirë gjuhën finlandeze apo atë suedeze. Të pasurit nënshtetësi të dyfishtë në Finlandë është diçka e lejueshme.

7 – Malta

malta

Të bëni një jetë ishullore, me diell dhe det përpara do të ishit me fat. Këtë mund ta arrini në Maltë ku ndodhen gjysmë milioni banorë. Shumë e rëndësishme që të jetoni në Maltë, është të mos keni rekorde kriminale, të dini gjuhën dhe të keni jetuar të paktën 5 vjet. Por ka dhe një mënyrë tjetër. Nëse keni kontribuar në Fondin Kombëtar të Zhvillimit në Maltë, do të keni përfitime. Por vetëm kur flitet për kontribute nga 650 mijë euro e lart.

6 – Bullgaria

bulgaria-83874_1280-750x562

Edhe në këtë vend duhet të keni jetuar të paktën 5 vjet përpara se të aplikoni. Ju duhet të jeni të pastër penalisht si dhe të keni prova të një pune të qëndrueshme. Gjithashtu është e nevojshme të dihet gjuha. Edhe në Bullgari ekziston mundësia e investimeve apo kontributeve financiare ndaj kombit, por përsëri bëhet fjalë për shifra të larta.

5 – Rumania

rumania

Nëse doni të bëheni qytetar rumun, duhet të shtoni disa gjëra në listë. Duhet të jeni të paktën 18 vjeç, të keni prova se keni mundësi për një jetë të qëndrueshme, të flisni rumanishten, të keni minimumin e dijeve për kulturën rumune si dhe të jeni të pastër penalisht. Duhet të dini himnin kombëtar dhe kushtetutën nëse doni të rrisni shanset për të marrë nënshtetësinë. Duhet të keni jetuar 5 vjet aty që të bëni aplikimin.

4 – Republika Çeke

cekia

Duhet të keni leje qëndrimi për të paktën 5 vjet përpara se të aplikoni për të marrë nënshtetësinë çeke. Duhet të jeni të aftë me gjuhën vendase, por nëse keni jetuar 5 vjet atje i keni mësuar 2 gjëra. Sigurisht që ekzistojnë edhe klasat për mësimin e gjuhës. Shumë e rëndësishme është të mos keni të kaluar kriminale.

3 – Suedi

suedia

Për t’u bërë pjesë e shtëpisë së vikingëve, duhet të jesh të paktën 18 vjeç, të mos keni rekorde kriminale, të pajiseni me lejen e përhershme të qëndrimit dhe të keni jetuar të paktën 5 vite rresht. Por nëse jeni shtetas i ndonjë vendi tjetër nordik, mjafton të qëndroni 2 vjet.

2 – Francë

franca

Nëse doni t’i shtoheni listës së 66 mln banorëve francezë, duhet të respektoni rregullat në këtë vend. Fillimisht, duhet të keni jetuar 5 vite në Francë përpara se të aplikoni për nënshtetësinë. Ky është numri i njëjtë i viteve që duhet të shpenzoni brenda vendit për të aplikuar për qëndrim të përhershëm, e cila është e rinovueshme.

1 – Britani e Madhe

london-441853_1280-750x497

Është ende në Bashkimin Europian edhe për dy vite. Megjithatë për t’u bërë qytetar britanik, duhet të jeni të paktën 18 vjeç, të mos keni të dhëna kriminale dhe të dini anglishten si dhe detaje për mënyrën e jetesës brena Britanisë së Madhe. Duhet të jetoni për 5 vjet përpara se të aplikoni për nënshtetësinë dhe të mos shpenzoni më shumë se 450 ditë gjatë këtyre viteve jashtë këtij vendi./TO/

Please follow and like us: