Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasje makabre në mes të kryeqytetit, i riu qëllohet disa herë me thikë

Vrasje makabre në mes të kryeqytetit, i riu qëllohet disa herë me thikë

Një 18-vjeçar është qëlluar për vdekje disa herë me thikë, teksa vraponte për të shpëtuar jetën e tij, i mbuluar në gjak. Adoleshenti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, besohet të jetë qëlluar me thikë brenda në shtëpi përpara se të dilte në rrugë, i ndjekur nga agresori. Dëshmitarët thanë se e panë viktimën teksa vraponte i gjakosur përpara se të goditej sërish me thikë vazhdimisht në perëndim të Londrës. Policia ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e vrasjes. Viktima përshkruhet nga fqinjët si një djalë i sjellshëm dhe i qetë. Sipas dëshmisë së fqinjit më të afërt të tij, thuhet se agresori i përkiste racës mikse, ndërsa viktima ishte i bardhë.

Please follow and like us: