Albspirit

Media/News/Publishing

Andi Bushati: Ja pse e quajta Rashicën tradhtar

 

14012083_10210252838266918_460065976_n

 

Kam marre kercenime te renda deri ne kufijte e groteskut, sharje me nene dhe moter, me grua e me vella qe mesa di nuk kam, fyerje, ofendime qe te bejne te shkrihesh gazit per seriozitetin e tyre idiot, pas nje shkrimi per vendimin e nje futbollisti 20 vjeçar, Milot Rashices. Shume prej tyre i kam lexuar me shperfilljen e perhershme qe i kushtoj maskave qe nxjerrin dyfekun dhe fshehin fytyren ne rrjet. Por, nga ana tjeter, shperfillja e te pareve ka qene po aq e madhe sa shqetesimi per kunderreagimin e disa firmave te njohura te shtypit kosovar, te cilet i lexoj, i çmoj dhe per ndonjerin vazhdoj te kem dhe respekt. Por me çudi prej tyre kam mesuar se une qenkershkam per vasalitetin e Kosoves ndaj Shqiperise, se une e dashkam Prishtinen te nenshtruar ndaj Tiranes, se e shifkam gjysmen e kombit si pjese rezerve etj. Hej miq, as me shkon ne mend te perdor skema te tilla gjykimi. Nuk e bej as kur behet fjale per serbet dhe shqiptaret, per ne apo greket, e jo per ate nga e cila friksoheni ju…Por ama, me falni, nuk e dija, vertet nuk e kisha imagjinuar, se kjo tema e diferencave mes shqiptareve kendej dhe andej ngjallka kaq shume pasione dhe fshehka kaq komplekse te gatshme per te shperthyer. Nuk e dija se edhe kolege qe i vleresoj si mendjehapur dhe te emancipuar te ishin kaq vulnerabel se mos i paragjykojne si qytetare te dores se dyte….Jooooooo Jugosllavia ka vdekur dhe nuk ka me ketej nga anet tona qytetare te dores se pare apo te dyte. Ka prishtinali te mencur, si tiranas dallkauke, ka vlonjate trafikante sikurse drenicake kriminele, tropojane te lexuar sikurse gjakovare bujare. Une njerzit i gjykoj si individe dhe jo ne baze te etnise, krahines, komunitetit gjinise apo qofte dhe orientimit seksual qe i perkasin. Kjo eshte ajo qe mendoj. Prandaj besoj se referencat me qytetin e Milotit, me himnin apo flamurin, ne shkrimin qe shkaktoi kaq shume mllef dhe rreagime, i kane keqkuptuar ata qe vuajne nga kompleksi i tyre. Une jo. Ato i kam perdorur thjeshte si hiperbola ironike per treguar se zgjedhja e kombetares nuk eshte as çeshtje patriotizmi as heroizmi. Aq me pak tradhetie (ne kuptimin patriotik te fjales). Ajo mbi te gjitha eshte çeshtje dinjiteti individual ashtu si cdo zgjedhje e madhe ne jete. Fatkeqesisht Milot Rashica, me kete zgjedhje, hyri ne historine e kombetares se re te Kosoves nga dera e vogel. Ai vendosi si femije i llastuar, hatermbetur dhe hakmarres. Ai nuk zgjodhi me zemer, por me maraz. Nuk zgjodhi me idealizem, por me mllef. Ai u soll si egoist, ne nje sport qe kerkon mbi te gjitha sakrifice dhe vetmohim ne emer te ekipit. Prandaj ai mbi te gjitha tradhetoi shoket e tij te skuadres. Me kete sy i ftoj ta lexojne edhe njehere shkrimin gjithe fshikulluesit e mij. Mbase i vlen per t i’u kuruar sadopak komplekset e qytetarit te dores se dyte te ish Jugosllavise….

Please follow and like us: